Literaturë
SHKSHZ zgjedh kryesinë e re dhe shpall fituesit e konkursit për poezi
Çmimi i parë “Martin Camaj” i ka takuar autorit Ramë Oraca për poezinë e tij “Për Ty”. Kryetar i SHKSHZ u rizgjodh Bujar Salihu
Të dielën, më 21 mars, Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës, me një orë letrare dhe me shpalljen e rezultateve të konkursit letrar, ka shënuar Ditën Botërore të Poezisë.
Aktiviteti është zhvilluar në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih.
Fillimisht është bërë shpallja e rezultateve të konkursit letrar, respektivisht të çmimit “Martin Camaj”. Paraprakisht, kryesia ia kishte besuar përgjegjësinë e vlerësimit të poezive shkrimtarit të njohur, Shaip Beqiri. Duhet theksuar me këtë rast se punimet konkurruese ai ka marrë nga kryesia, pa ditur autorësinë e tyre.
Kishin konkurruar 98 poezi, prej tyre janë shpërblyer 3, ndërsa 9 të tjera janë marrë për botim.
Më poshtë, poezitë fituese:
Çmimi i parë “Martin Camaj” i ka takuar autorit Ramë Oraca për poezinë e tij “Për Ty”. Çmimin e dytë “Martin Camaj” e ka fituar Arbër Metuku me poezinë me titullin “Lundërtar”, ndërsa çmimi i tretë “Martin Camaj” i është dhënë poetes Emrije Krosi për poezinë e saj “Vetja ime dhe unë…”.
Për botim janë marrë poezitë e Afrim Demirit (Nëpër unazat e përgjakura), Shkurtë Kadriu – Çitaku (Reminishencë), Lulzime Malaj (Pas “Madame Butterfly”), Ajne Iberhysaj (TRISHTIMI I GJETHES), Aferdita Salihu (LUMTURI MAKBETHIANE), Trëndafile Lula (Unë, Kalypso), Sadik Krasniqi (PELEGRINI), Fatmire Sopa (Përsiatje), Vaxhid Xhelili (MEDITIM I PERHERSHEM)
Pas kumtimit të çmimeve u kalua në orën letrare me karakter garues, ku poezitë e tyre i kanë lexuar një numër i konsiderueshëm i autorëve të pranishëm, si: Fatmire Sopa, Miradije Maliqi, Shaip Beqiri, Arbër Ahmetaj, Xun Çetta, Brahim Avdyli, Shaqir Ahmeti, Gani Bytyqi, Hyrije Jusufi, Shefik Arifi dhe Bujar Salihu.
Juria në përbërje: Bit Gecaj, Adem Dërmaku dhe Bujar Salihu çmimin “Pena e Martinit” ia ndau poezisë së Arbër Ahmetajt, “Fryni erë e Bunës”.
Në pjesën e dytë u zhvilluan punimet e Kuvendit të ShKShZ-së. Një raport për punën e Shoqatës e ka paraqitur Bujar Salihu, ndërsa raportin financiar sekretari Florim Useini.
Më pas me votim të fshehtë është zgjedhur kryesia e re e shoqatës. Bujar Salihu u rizgjodh kryetar i ShKShZ, Mirela Duka nënkryetare, kurse Edlira Dedja, Fatmire Sopi dhe Adem Dërmaku, anëtarë të kryesisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pas reshjeve të borës, shkaktohen kolona e vonesa në transportin publik në disa kantone Reshjet e borës sollën bllokimin e trafikut zviceran gjatë natës deri të dielën, veçanërisht në veri...
-
Cyrih: Për shkak të reshjeve atmosferike u anuluan 43 fluturime
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?