Literaturë
SHKSHZ shpall konkurs për çmimin “Martin Camaj” për poezi
Rezultatet do të bëhen publike më 20.03.2022, në Orën e Madhe Letrare që këtë vit mbahet edhe në nderim të Ditës Botërore të Poezisë

Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër (ShKShZ ), me qëllim të nxitjes dhe stimulimit të krijimtarisë letrare, si dhe zbatimit të skemës së saj programore, shpall konkurs letrar për çmimet „Martin Camaj“ për poezi.
Çmimi i parë 300 CHF
Çmimi i dytë 200 CHF
Çmimi i tretë 100 CHF
Kriteret:
- Konkursi është i hapur për të gjithë krijuesit shqiptarë kudo ku jetojnë ata.
- Tema është e lirë, poezitë duhet të jenë në gjuhën shqipe, të pabotuara dhe të papublikuara më parë, përfshirë edhe rrjetet sociale dhe të jenë jo më të gjata se tridhjetë vargje.
- Poezitë duhet të dërgohen me emrin dhe mbiemrin e plotë të autorit. Një autor ka të drejtë të konkurrojë vetëm me një poezi.
- Poezitë duhët të dërgohen më së largu deri më 12.03.2022, në E-mail: konkurs@shkshz.ch
- Vërejtje! Punimet që nuk u përmbahen këtyre kritereve nuk do të merren parasysh.
ShKShZ do të kujdeset për një proces vlerësimi të besueshëm dhe profesional, duke caktuar një juri e cila nuk ka qasje në autorësinë e punimeve dhe vendimin për poezitë fituese do t’i kërkohet t’a paraqesë edhe me shkrim.
Rezultatet do të bëhen publike më 20.03.2022, në Orën e Madhe Letrare që këtë vit mbahet edhe në nderim të Ditës Botërore të Poezisë.
Në kuadër të Orës letrare gjithashtu ndahet edhe “Pena e Artë e Martin Camajt” për poezinë më të mirë të mbrëmjes.
Në fund, do mbahet edhe Kuvendi i rregullt zgjedhor i ShKShZ, ku pos raportit të punës dhe atij financiar do zgjedhet edhe kryesia e re.
Me nderime Kryesia e ShKShZ
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit12 Mars 2022
- Ora19:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit15 Shkurt 2022 - 19:00
E-Diaspora
-
Blerina Kastrati: Dua të përfaqësoj zërin e komunitetit tim në asamblenë lokale Blerina Kastrati përfaqëson Partinë Socialiste (PS) në garën për një vend në Asamblenë e Komunës Carouge...
-
Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Zvicër
-
Promovimi i librit “Masakrat në Kosovë 1998-1999” në Berlin
-
Britani: Për herë të parë Gjuha Shqipe mësohet në International House
-
7 marsi: Kontributi i çmuar i mësuesve në diasporë
Jeta në Zvicër
-
A mund të shitet ligjërisht qumështi i papërpunuar në Zvicër? Nëse blini në një nga supermarketet e Zvicrës, nuk do të gjeni qumësht të papasterizuar. Por...
-
Këshilli Federal hedh poshtë dy iniciativa për taksim më të mirë të çifteve të martuara
-
Aeroporti i Cyrihut shënon fitime rekord për vitin 2024
-
Zvicra do të krijojë lidhje direkte hekurudhore me Londrën
-
Një shqiptar në mesin e katër të arrestuarve pas të shtënave në Cyrih