Futboll

Shkruan edhe ‘Blick’: Challandes, trajner i mundshëm i Kosovës

Është e përditshmja e madhe zvicerane ‘Blick’, që shkruan se pikërisht Bernard Challandes, do të drejtojë Kosovën

Shtohen zërat për trajnerin e ardhshëm të Kosovës, pasi më parë është larguar trajneri Albert Bunjaki.

Pas mediave kosovare, edhe ato zvicerane kanë shkruar se trajner i ardhshëm do të jetë zvicerani, Bernard Challandes. Është e përditshmja e madhe zvicerane ‘Blick’, që shkruan se pikërisht Bernard Challandes, do të drejtojë Kosovën, përcjell albinfo.ch.

Ditë më parë edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka bërë të ditur se më 2 mars do të zyrtarizohet trajneri i ri, derisa një trajner zviceran është në listën e ngushtë.

Nëse Bernard Challandes emërohet zyrtarisht trajner, atëherë, ai do të drejtojë Kosovën në dy ndeshjet miqësore të muajit mars, por edhe në Ligën e Kombeve, ku Kosova ka një grup jo të vështirë, dhe mund të marrë pjesë edhe në Kampionatin Evropian.