Lajme

Shkrirja e akullnajave ripërcakton kufijtë e Zvicrës

 

Akullnajat në rënie, të cilat tani po tkurren me një ritëm më të shpejtë se më parë, po ripërcaktojnë kufijtë midis Zvicrës dhe Italisë, përcjell albinfo.ch.

Shkrirja e borës në dhe rreth Matterhorn-it të famshëm, i cili shtrihet në të dy vendet, po i lëviz kufijtë, dhe kjo lëvizje ka implikime logjistike dhe praktike, sipas Alain Wicht, i cili është përgjegjës për paraqitjen e kufijve kombëtarë në Zyrën Federale të Topografisë (Swisstopo).

Për shembull, “kur ndodh një aksident, lind pyetja se cili vend është përgjegjës. Dhe kur linjat ose rrugët e trenave kalojnë Alpet, duhet të jetë e qartë nëse ato duhet t’u përmbahen rregullave italiane apo zvicerane për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tyre”, pëcjell tutje albinfo.ch.

Zhvendosja prek gjithashtu kasollen Testa-Grigia mbi Zermatt, sipas një raporti në Blick të dielën. Akullnaja që rrethon strehën është shkrirë shumë vitet e fundit. Zvicra dhe Italia duhet të bien dakord për vendndodhjen e kufirit për të përcaktuar se cili vend administron kasollen.