Lajme

Shkon në mbi 2 mijë numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan

Në mbi 2 mijë ka shkuar numri i personave që kanë vdekur si pasojë e tërmetit që ka goditur dje Afganistanin, ka njoftuar qeveria talebane.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombetare, si pasojë e tërmetit janë lënduar mbi 9 mijë persona, përcjell albinfo.ch.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se shkalla e lëkundjes ka qenë 6.3 ballë, ndërsa epiqendra 35 kilometra në veriperëndim të provincës së Heratit.

Zëdhënësi i Ministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive, Janan Sayeeq, ka thënë se 2053 persona kanë vdekur.