Bota

Shkon në 58 numri i viktimave në Las Vegas

Ndërkohë që "Shteti Islamik" (ISIS-i) tashmë ka marrë mbi vete autorësinë mbi krimin, FBI-ja thotë se krimi nuk ka të bëjë me ndonjë organizatë terroriste

Numri i viktimave të masakrës që ka ndodhur mbrëmë në Las Vegas është rritur, nga 50 në 58. Ndërsa numri i të plagosurve, nga rreth 400 të plagosur sa ishte thënë në fillim, është ngjitur në 515 sish, njofton sherifi lokal për mediat amerikane .

Lidhur me dorasin e dyshuar, policia thotë se ai është një amerikan i bardhë, 64 vjeçar, i cili nga dhona e tij e hotelit në katin e 32-të kishte shtënë me armë automatike në turmë, pa zgjedhur cakun, transmeton albinfo.ch. Ai pastaj i kishte marrë jetën edhe vetes, pak para se policia të hynte në dhomën e tij.

Sipas njohurive të deritashme, ai nuk vihet në lidhje me ndonjë grupim terrorist. Por ndërkohë që “Shteti Islamik” (ISIS-i) tashmë ka marrë mbi vete autorësinë mbi krimin, FBI-ja thotë se krimi nuk ka të bëjë me ndonjë organizatë terroriste

Një grua e cila kishte shoqëruar dorasin e dyshuar, është kapur nga policia.

Pas kësaj masakre, në SHBA u shtuan zërat kundër ligjit shumë liberal për mbajtje të armëve. Por, presidenti Trump, duke dënuar ashpër krimin, ka vazhduar të ngulë këmbë kundër ashpërsimit të ligjit për armëmbajtje.