Integrimi
Shkollimi profesional, një bazament i fortë për jetë
Tre shembuj të të rinjve me prejardhje shqiptare të cilët kanë ndjekur shkollimin profesional dhe kanë siguruar vende të respektuara pune
Sot në Zvicër, shkollimi apo edhe investimi për një shkollim sa më adekuat, zë një vend mëse të rëndësishëm në jetën e pothuajse secilit prind, apo edhe nxënës.
Përderisa te gjeneratat e para të shqiparëve, ardhja e tyre në shtetin helvetik ishte e lidhur ngushtë me aspektin ekonomik, gjërat kanë filluar të ndryshojnë për gjeneratat në vazhdim.
Pjesëtarët e gjeneratave të reja, shumë nga ta të lindur e të rritur këtu, Zvicrën tashmë e shohin jo vetëm nga këndvështrimi ekonomik, por edhe si vend të përhershëm të jetesës. Duke qenë kështu, e duke marrë mësim nga gjeneratat e para, qëllimi i të cilave ishte vetëm të gjenin një punë që sillte të ardhura, të rinjtë e sotëm interesohen apo edhe investojnë në shkollim, me qëllim gjetjen e një pune cfarë ata e dëshirojnë.
Një ndër mundësitë e shumta të shkollimit në Zvicër është edhe shkollimi profesional, apo siç njihet më shumë edhe si zanati.
Dy të tretat e të rinjëve në Zvicër, përcaktohen për një shkollim bazë profesional apo uanat, me të cilin edhe aftësohen për një profesion të caktuar. Mundësia për këtë shkallë arsimimi ofrohet për rreth 230 profesione të ndryshme.
Mërgimi porosit të rinjtë të mos i ndahen shkollimit profesional
Mërgim Pepshi është njëri ndër mbi 75.000 të rinjtë në Zvicër që ka vendosur për një shkollim profesional. I dalluar gjithmonë për nga suksesi dhe sjellja nga nxënësit e tjerë të klasës së tij, pas mbarimit të shkollimit të obligueshëm e pas konsultave me njerëz të profesioneve të ndryshme, përcaktohet që për zanat të ndjekë pasionin e tij për Logjistikë.
Shkollimi profesional zakonisht ndiqet për tre vite, gjë të cilën e ka bërë edhe Mërgimi, në Qendrën logjistike të COOP në Langenthal të Bernës. Gjatë këtyre viteve, ai pos njohurive më të thella rreth profesionit, është pajisur edhe me dituri të përgjithshme që nevojiten të punën e përditshme.
Shkollimi profesional përbëhet nga pjesa teorike dhe ajo praktike, dhe varësisht nga viti i shkollimit, nxënësit kanë diku 3-4 ditë punë praktike, ndërsa 1-2 ditë shkollë.
Duke vazhduar të jetë një nxënës i shkëlqyer, pas mbarimit të shkollimit, Mërgimit i është ofruar menjëherë vendi i punës në të njëjtën kompani. Ai është i interesuar që pas mbledhjes së përvojës, të vazhdojë shkollimin e tij për “Logistik Fachman” apo edhe “Technische Kaufmann”. Duke qenë se për profesionin të cilin e ka zgjedhur kishte vendosur vetë, ai porosit të gjithë të rinjtë që të mos e kenë mendjen që të bëjnë zanate vetëm për të gjetur një punë, por mundësisht edhe të vazhdojnë tutje shkollimin.
Blerimi, me shkollimin për logjistikë ka “nën komandë” 40 punëtorë
Rasti i 32 vjeçarit nga Fushë Kosova, Blerim Hajdari, dallon paksa nga ai i Mërgimit. Por megjithatë është një rast i mirë për të parë mundësitë dhe mënyrat e ndryshme për shkollim në Zvicër.
Si 15 vjeçar ai kishte filluar zanatin për automekanik. Duke qenë i huaji i vetëm në atë kompani, e duke qenë shpesh herë i diskriminuar nga punëdhënësi, në krahasim me nxënësit e tjerë zviceranë, ai detyrohet të braktisë zanatin. Më pas, gjen punë të ndryshme, kryesisht në logjistikë, në kompani të ndryshme. Për 8 vite me radhë punon në kompaninë Marantec, në repartin e Logjistikës, vite të cilat edhe e afrojnë më shumë me logjistikëm e ku fascinohet me botën komplekse dhe rëndësinë që ka ky drejtim.
Gjatë kësaj kohe, Blerimi promovohet disa herë në detyrë, e gjithë kjo falë angazhimit të tij të madh. Mirëpo, pas bartjes së një pjese të kompanisë në Gjermani, fakeqësisht mbetet i papune, por jo për shumë gjatë.
Më 2010 punësohet në kompaninë SAG në Oensingen, ku është edhe sot. Pasi që pos përvojës, nuk kishte ndonjë shkollim tjetër, detyrohet që të punojë si punëtor i thjeshtë. Por angazhimi i tij dhe njohuria për këtë fushë, kanë bërë që sot nën „komandën“ e tij të jenë mbi 40 punëtorë në njërin nga repartet e kësaj kompanie. Pa një shkollim paraprak për logjistikë, por vetëm falë përvojës, ai më 2012 fillon shkollimin për “Logistik Fachmann”, që është si lloj specializimi për këtë drejtim. Pas dy viteve e mbaron me sukses këtë drejtim, shkollim ky që ia ka bërë shumë gjëra më të kuptueshmë e më të qarta e që vetëm me punë praktike nuk mund të mësohen. Por si duket kjo nuk do të mbarojë me kaq për Blerimin, pasi që ai synon për më shumë, planet janë që në një të ardhme të afërt të studiojë për Menaxhment të Proceseve.
Suadi, pas shkollimit profesional, ndjehet më i fortë në tregun e pnës
Pak a shumë i njëjtë është edhe rasti i Suad Salihit nga kantoni i Bernës. Ai mbaron një përvojë praktike dy vjeçare në një kompani që merret me prodhimin dhe dizajnimin e sistemit injektues të derivateve si dhe shumë pjesëve të tjera me precizion shumë të lartë. Pas praktikës, Suadi punësohet në këtë kompani, por pasi që një praktikë e tillë ofrohet vetëm nga kompani të caktuara, në rast të ndërrimit të vendit të punës, ajo mund edhe të mos njihet nga punëdhënësi i ardhshëm. I vetëdishmë për këtë si dhe i shtyrë nga eprorët e tij, më 2008 fillon shkollimin profesional 3 vjeçar për Polimekanik, apo edhe si Mekanik Prodhimi.
Edhe pse pas shkollimit vazhon të bëjë punën e njejtë me makineritë mjaft komplekse. Por tash të paktën ndihet më i fuqishëm sa i përket tregut të punës.
75.000 të rinj në vit e ndjekin shkollimin profesional
Shkollimi profesional në Zvicër të cilin e ndjekin çdo vit të ri shkollor mbi 75 mijë të rinj, është një punë e përbashkët e isnsitucioneve arsimore shtëtërore, kantoneve si dhe kompanive apo organizatave të punës. Këto së bashku janë të përkushtuara për një shkollim mjaft kualitativ si dhe për dhënien e mundësivë më të mëdha sa i përket zgjedhjes së profesioneve.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025