Lajme
Shkolla shqipe “Lana” në Merano mbush 15 vjet
Janë hapur dyert e mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve
Shkolla shqipe “Lana” nga Merano ka mbushur 15 vjet që kur ka hapur dyert e mësimit të gjuhës shqipe, integrimit, kulturës, traditës dhe identitetit, shkruan albinfo.ch.
Postimi i plotë:
Të nderuar bashkatdhetarë e të dashur nxënës, kemi kënaqësinë t’ju informojmë se Shkolla shqipe Lana më 13.09.2023 në Knabenschule dhe çdo të mërkurë nga ora 14-16 hap dyert e saj për të gjithë fëmijët nga 5-15 vjeç.
Shkolla Shqipe Merano
16.09.2023 hap dyert e saj dhe për çdo të shtunë.
Mosha 5-10 vjeç nga ora 9-11 .
Mosha 11-15 vjeç nga ora 11-13.
Nëpërmjet kurseve të mësimit të Gjuhës Shqipe që do të zhvillohen çdo të shtunë me fëmijët tuaj që kanë lindur dhe jetojnë në këtë vënd të bukur në Alto Adige, do të kenë mundësinë të shkruajnë dhe të lexojnë gjuhën shqipe. Mirëpresim të gjithë fëmijët që dëshirojnë të mësojnë, të vallëzojnë, të recitojnë e të këndojnë gjuhën tonë të bukur. Shkollat tona i kanë dyert e hapura për të gjithë fëmijët! Jeni të mirëpritur me shumë dashuri.
Për regjistrim telefono 3200699613
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











