Integrimi
Shkolla të veçanta për emigrantët
Ky izolim social është i dëmshëm për emigrantët, thotë një studim i fundit në Gjermani
Në shkollat me nxënës që kanë sfond emigracioni ka pak fëmijë gjermanë, sepse ata shkojnë në shkolla të tjera, sa më larg lagjeve, që cilësohen nga politikanët lokalë si “lagje të vështira”.
Specialistët e arsimit e quajnë këtë dukuri të përhapur si “ndarje arsimore”, transmeton DW.
Ky term përdoret për ndarjen e nxënësve sipas prejardhjes shoqërore dhe etnike. Ndërsa djemtë dhe vajzat, që quhen Murrat dhe Hülja, shpesh shkojnë në një shkollë dosido të lagjes së tyre, prindërit e fëmijëve me emra si Lukas apo Sophie i dërgojnë fëmijët e tyre kryesisht në shkollat më të mira të qytetit.
Sektori studimor në Këshillin e ekspertëve të fondacioneve gjermane për Integrim dhe Migrim SVR, ka trajtuar në detaje këtë zhvillim në një studim të botuar kohët e fundit.
“Nxënësit në klasa me një përqindje të lartë emigrantësh janë të prekur shpesh nga kushte më të këqija mësimi dhe pune”, thotë drejtuesi i qendrës së kërkimeve SVR, Jan Schneider, transmeton DW.
Me shumë se si krijohet ndarja, studiuesit janë të interesuar të dinë, se si duhet të veprojnë shkollat dhe autoritetet ndaj këtij fenomeni.
SVR nuk rekomandon që prindërit e Lukës dhe Sofisë të detyrohen t’i dërgojnë fëmijët në shkollat, ku shkojnë shumë fëmijë emigrantësh me përmes masave politike.
Sepse kjo, thuhet në studim, do të shkaktonte “rezistencë të madhe politike dhe sociale.”
SVR kërkon mënyra të tjera, për të përmirësuar kushtet e mësimit për djemtë dhe vajzat në shkollat, të cilave u shmangen më shumë prindërit gjermanë.
Shtimi i orëve të mësimit të gjermanishtes
Më shumë se një e treta e nxënësve, të cilët mësojnë në shkollën Bertolt Brecht të Bonit kanë sfond emigracioni. Disa prej tyre madje nuk ka shumë kohë që jetojnë në Gjermani, të tjerët janë të lindur këtu, por flasin në shtëpi me prindërit kryesisht gjuhën e tyre amtare.
Drejtori i shkollës Reinhold Pfeifer i kushton vëmendje të madhe përgatitjes gjuhësore të nxënësve të tij.
Sepse ai që nuk e zotëron gjermanishten në mënyrë të përkryer, nuk arrin të marrë maturën.
Pfeifer dhe kolegët e tij i inkurajojnë që në fillim nxënësit për të mësuar gjermanishten.
“Ne bëjmë kështu. Në orën e gjermanishtes ne angazhojmë dy mësues në një klasë, të cilët bëjnë punë në grupe me fëmijë të veçantë, me qëllim që ata të përmirësojnë njohuritë e gjuhës”, shpjegon Pfeifer.
Përveç ndihmës për gjuhën gjermane shkolla Bertolt Brecht ofron edhe të ashtuquajturat klasa ndërkombëtare.
“Këtu vijnë fëmijë, që janë përafërsisht të moshës 8 deri 10 vjeç. Ata janë të gjithë së bashku në klasën ndërkombëtare, ku pothuajse asnjë fëmijë nuk flet gjermanisht”, thotë Pfeifer.
Qëllimi i këtyre klasave të veçanta është që të mbështesin aq shumë gjuhën gjermane, saqë nxënësit pas dy deri tre vjetësh të mund të shkojnë në klasa normale.
Me qëllim që kjo të arrihet, djemtë dhe vajzat marrin deri në dymbëdhjetë orë mësim gjermanisht në javë.
Specialistja e arsimit Diana Sahrai jep mësim në universitetin Duisburg-Essen dhe merret po ashtu me fenomenin e ndarjes arsimore.
Ajo e quan shembullore mbështetjen e veçantë për mësimin e gjuhës, që marrin fëmijët në shkollën e Bonit.
Megjithatë Sahrai është skeptike lidhur me ndarjen e nxënësve me njohuri të pakta të gjuhës gjermane.
“Në qoftë se klasa të tilla vazhdojnë, për shembull, më shumë se një vit apo dy, atëherë këta nxënës, që të gjithë nuk flasin gjermanisht, janë vetëm me njëri-tjetrin dhe nuk kanë asnjë kontakt me nxënësit, që flasin mirë gjermanisht. Kështu që e mësojnë gjuhën natyrisht më pak.”, thotë Sahrai
Rrugëdalja e vetme: Hapja ndërkulturore
Studiuesit e Këshillit të ekspertëve të fondacioneve gjermane për Integrim dhe Migrim u japin shkollave dhe autoriteteve rekomandime për të përmirësuar shanset e fëmijëve nga lagjet problematike.
“Një rol kyç luan hapja ndërkulturore e shkollave”, thotë drejtuesi i studimit Schneider.
Studiuesit e SVR-së besojnë se shkollat dhe autoritetet mbi to e perceptojnë diversitetin kulturor dhe social të fëmijëve më shumë si pasuri se sa si pengesë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës