Lajme
Shkolla shqipe “Scanderbeg” në Parma organizoi takimin kulturor për Kosovën
Me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkolla shqipe ‘Scanderbeg’ në Parma organizoi takimin kulturor me temën: Bashkëbisedim rreth Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Një pasdite tematike shumë e këndshme me nxënësit, mësuesit dhe prindërit. U diskutua rreth Kosovës nga lashtësia deri në ditët e sotme. Shkolla jonë ka organizuar shumë takime ndër vite për Kosovën, ku kanë folur nxënësit, kanë folur mësuesit dhe kjo e këtij viti ishte e veçantë për faktin që u krye në formën e një bashkëbisedimi: nxënës-mësues-prindër.
Prindërit kujtuan ngjarje dhe kuriozitete lidhur me Kosovën, me historinë dhe traditat e popullit shqiptar. Njohuritë e prindërve për Kosovën janë të kufizuara edhe për vetë faktin që në kohën e socializmit informacionet mbi Kosovën ishin pothuajse të papërfillshme.
Pjesën e prindërve e plotësuan nxënësit tanë me njohuritë mbi Kosovën, janë njohuri që i kanë mësuar gjatë vitit shkollor. Me ndihmën e mësuesve të shkollës të pranishëm në aktivitet Durimi Lika, Elona Marika, Elvira Lashi, Mimoza Cerri, Nertila Dervishi, Sabrije Kulla dhe Zamira Shkurti, u bë një pasqyrë multimediale me pyetje, përgjigje për etapat kryesore të historisë së Kosovës, të gjeografisë dhe karakteristikave kryesore të saj, të kulturës dhe traditave, të lidhjes së përjetshme me tokën amë.
Takimi ishte emocionues, sepse secili plotësonte tjetrin, ku në plan të parë doli përgatitja e shkëlqyer e nxënësve tanë. Nxënësit tanë Enki Xhepa dhe Pamela Qosja recituan vjersha për Pavarësinë e Kosovës. Në fund të aktivitetit, prindi Drini Avrami shpërndau disa çanta artizanale shkolle, ku secili nxënës në orën e pikturës mund t’i ngjyrosë sipas dëshirës. /Albinfo.ch








E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












