Lajme
Shkolla Shqipe, pjesë e festës së qytetit të Tuttlingenit në Gjermani
Shkolla Shqipe përfaqësoi kulturën shqiptare në festën e qytetit të Tuttlingenit, në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Nxënësit, të mbështetur nga prindërit e tyre, u ngjitën në skenë për të interpretuar këngë dhe valle tradicionale shqiptare, duke sjellë një pjesë të veçantë të kulturës sonë në zemër të Gjermanisë.
Kjo ngjarje shënoi një mundësi të jashtëzakonshme për komunitetin shqiptar që jeton në Tuttlingen, duke pasqyruar traditat dhe vlerat kombëtare përmes interpretimit artistik të fëmijëve. Kjo pjesëmarrje u mirëprit me entuziazëm nga të pranishmit, të cilët shijuan energjinë e grupit të nxënësve dhe përkushtimin e tyre ndaj ruajtjes së identitetit kulturor.
Një falënderim i veçantë iu drejtua qytetit të Tuttlingenit për këtë mundësi unike për t’u shfaqur në një skenë ndërkombëtare, si dhe prindërve shqiptarë, të cilët kanë mbështetur me përkushtim këtë iniciativë të rëndësishme për forcimin e gjuhës dhe kulturës sonë.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor Të mërkurën, Këshilli Federal vendosi hyrjen në fuqi të urdhëresës përkatëse për 1 janar 2025, ashgu...
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025
-
Shumica e zviceranëve nuk i pëlqejnë masat shtrënguese të qeverisë së tyre