Integrimi
SHKOLLA SHQIPE NË ZVICËR PO JU PRET!
Nesër, nxënësit në shumicën e kantoneve në Zvicër fillojnë Vitin e Ri shkollor 2020/21. Bashkë me ta edhe nxënësit e shkollës shqipe të kantonit të St. Gallen-it, Argau-t …, dhe një javë më vonë edhe të Kantonit të Cyrih-ut, fillojnë me mësimin në gjuhën shqipe. Jemi të bindur se ditët e pushimit kanë kaluar shumë shpejt, me gjithë ngarkesën psikologjike, që ju dhe familjet e juaja kanë pasur në këtë kohë pandemie. Shumë kush nga ju, nuk ka arritur t`i shijoj bukuritë e atdheut, këtë verë.
Por, megjithatë jemi të bindur se tani, jeni më me shumë forcë, se në Qershorin që e lamë pas. Bankat shkollore po ju presin dhe mësueset e mësuesit i kanë bërë të gjitha përgatitjet, që ju ta ndjeni veten si në vendlindje.
Mirë se vini!
Po, ju presin shkollat shqipe, në: Neuenhhof, Spreitenbach, Flums, Uster, Volketswil, Rüti, Fehraltorf, Schwerzenbach, Wald, Wetzikon, Fällanden, Mels, Sargans, Buchs, Sevelen, Rebstein, Ballgach, Heerburgg, Will, Wittenbach, Gossau, St. Gallen, Rorschach, Uznach, Rapperswil-Jona, Emmen, Kriens, Cyrih, Bern, Lozanë, Vevey, Schaffhausen, Frauenfeld, Meilen, Effretikon, Stäfa, Zollikon, Männedorf, Adliswil, Horgen. Wädenswil, Büllach, Oetwil am See, Schwerzenbach, Dübendorf, Seebach, Oerlikon, Rümlang, Bachenbüllach, Glattbrugg, Dietlikon, Brüttiselen, Kloten, Hinwill, Hohfuri, Hori, Basel, Lachen, Siebnen, Apenzell dhe dhjetëra shkolla të tjera.
Ne jemi aty ku janë fëmijët shqiptarë!
Do të vazhdojmë me shkronjat e shqipes, me mësimet nga gjuha, letërsia, gjeografia, historia dhe kultura shqiptare. E kemi thënë shumë herë se mësimet në gjuhën shqipe nuk përfundojnë kurrë, ashtu sikurse valët e detit që nuk përfundojnë asnjëherë.
Prandaj, me qëllim që ju të “notoni” sa më mirë në valët e jetës, duhet ta mësoni sa më mirë gjuhën amtare – gjuhën e nënës.
Mirë se vini!
Dr. Vaxhid Sejdiu
Tel. 076 321 26 94
E-Mail: [email protected]
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha