Gjuha

Shkolla shqipe në Ostermundigen, (BE) shënon Festën e Abetares 2022

Shkolla shqipe në Ostermundigen të Bernës që vepron në kuadër të LAPSH “Naim Frashëri” të Zvicrës mban një aktivitet festiv më 11 qershor. Me këtë rast, organizatorët shkruajnë:
Të nderuar prindër, bashkatdhetarë dhe ju fëmijë të dashur!
Më 11 qershor 2022, në ditën e shtunë, ora 18:00, ejani të festojmë dhe të përkujtojmë ngjarjet historike kombëtare:
Festën e Abetares
10 qershor 1878- Lidhja e Prizrenit
12 qershor 1999/Çlirimin e Kosovës me ndërhyrjen e NATO-s
Mirë se vini!