Lajme
Shkolla shqipe në Massachusetts të SHBA-së, me platformën pa pagesë për fëmijët shqiptarë
Shkolla shqipe “Iliria”, në Massachusetts të SHBA-së, lanson platformën arsimore pa pagesë për të gjithë fëmijët shqiptarë që duan të ndjekin mësimin online, shkruan albinfo.ch.
Shkolla ofron kurse të ndryshme, të cilat kanë për qëllim kultivimin dhe ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, identitetin kombëtar, si dhe të ndihmojë në zhvillimin profesional dhe akademik.
Më poshtë postimi i plotë nga Shkolla Shqipe – Iliria/Albanian School – Illyria
Të nderuar bashkëkombas kudo qe jeni,
Kemi nderin të njoftojmë fillimin e platformës së parë arsimore online pa pagesë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në botë, Shkollën Shqipe – Iliria http://shkollashqipe.org.
Shkolla Shqipe – Iliria fokusohet në mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, gjuhëve të huaja dhe diturive dhe aftësive të fjalës së fundit nga fusha e lidershipit, menaxhmentit dhe ndërmarrësisë. Kjo do t’i ndihmojë shqiptarët në trojet e tyre etnike dhe në mërgatë që të ruajnë gjuhën e tyre, identitetin kombëtarë, kulturën dhe prejardhjen, ndërsa profesionistëve të motivuar do t’i ndihmojë në permirësimin e aftësive dhe ndjekjen e mundësive në sektorë të ndryshëm.
Shkolla Shqipe – Iliria ofron programet e mëposhtme:
– Shkollën Fillore – http://shkollashqipe.org/shkolla-fillore
– Qendrën për Gjuhë të Huaja – http://shkollashqipe.org/qendra-per-gjuhe-te-huaja
– Institutin për Lidership dhe Menaxhment – http://shkollashqipe.org/instituti-per-lidership-dhe-menaxh…
– Qendrën për Ndërmarrësi dhe Inovacion – http://shkollashqipe.org/qendra-per-ndermarresi-dhe-inovaci…
Shkolla fillore në kuadër të Shkollës Shqipe – Iliria e bazon kurrikulën e saj në kurrikulën për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në mërgatë të zhvilluar nga qeveritë e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës.
Programi për Gjuhë të Huaja në kuadër të Shkollës Shqipe – Iliria ofron mundësi për studentët të mësojnë një gjuhë te re, përgatiten për studime jashtë vendit dhe të rrisin aftësitë e tyre konkuruese në tregjet e punës dhe biznesit.
Programet për lidership, menaxhment dhe ndërmarrësi janë të dizajnuara të sjellin së bashku dituri të fokusuara në pervojën praktike dhe të bazuara në aftësi që studentët mund t’i përdorin gjatë kohës që ata përgatiten për sfidat dhe mundësitë prezente në tregjet e sotme konkuruese. Programet përfshijnë modele/korniza të lidershipit dhe modele të tjera të zhvilluara dhe ligjëruara në disa nga institucionet akademike kryesuese në botë, siç janë Harvard, MIT dhe universitete të tjera.
Përfituesit e programeve të ofruara nga Shkolla Shqipe – Iliria janë:
– Shkolla Fillore – Të rinjtë dhe të rejat shqiptare të moshës 6 deri në 16 vjeç të cilët nuk kanë qasje në shkolla shqipe.
– Qendra për Gjuhë të Huaja – Shqiptarët e moshës 6 vjeç dhe më lart.
– Instituti për Lidership dhe Menaxhment – Shqiptarët e moshës 16 vjeç dhe më lart.
– Qendra për Ndërmarrësi dhe Inovacion – Shqiptarët e moshës 16 vjeç dhe më lart.
Aplikimi/Regjistrimi është i hapur për këto programe:
– Shkolla fillore – Tre nivelet. 20 nxënës për nivel. (Kohëzgjatja – Semestër i plotë). Dy orë në jave, gjatë fundjavës (të Shtunave ose Dielave) në platformën Zoom.
– Qendra për Gjuhë të Huaja – Kursi i Gjuhës Angleze. 30 studentë. (Kohëzgjatja – Semestër i plotë). Dy orë në jave, gjatë fundjavës (të Shtunave ose Dielave) në platformën Zoom.
– Instituti për Lidership dhe Menaxhment – Kursi i Lidershipit. 30 studentë. (Kohëzgjatja – Semestër i plotë). Dy deri në katër orë në jave, gjatë fundjavës (të Shtunave ose Dielave) në platformën Zoom.
– Qendra për Ndërmarrësi dhe Inovacion – Punëtori për Ndërmarrësi dhe Inovacion; Plani i Biznesit; Kontabilitet dhe Financa; Prezantim të Idesë tuaj të Biznesit; Shitje dhe Marketing dhe Financimi i Idesë tuaj të Biznesit. 50 studentë për çdo punëtori. (Kohëzgjatja – Dy orë për çdo punëtori). Gjatë fundjavës (të Shtunave ose Dielave) në platformën Zoom.
– Idetë për biznes – 5 aplikantë. (Kohëzgjatja – Semestër i plotë). Gjatë fundjavës (të Shtunave ose Dielave) në platformën Zoom.
Data e fillimit të programeve: Do të njoftoheni me kohë.
Certifikatat e kompletimit lëshohen pas përfundimit të programeve.
Ju lutem aplikoni/regjistrohuni në këtë link: http://shkollashqipe.org/apliko
Afati i fundit i aplikimit është 15 gusht 2020.
Të gjitha programet janë pa pagesë por donacionet e çfarëdo shume janë të mirëseardhura dhe do të ndihmojnë shkollën tonë të vazhdojë të ofrojë këto programe pa pagesë.
Shkolla Shqipe – Iliria është organizatë e pavarur dhe jofitimprurëse.
Dhurimi/ Donacioni juaj nuk është i taksueshëm (i nënshtrohet zbritjes se taksës) sipas Seksionit 501 (c) (3) të Kodit të Taksave IRS.
Dhuro: http://shkollashqipe.org/dhuro
Dëshironi të mësoni më shumë për Shkollën Shqipe – Iliria dhe programet të cilat i ofron? Ju lutem regjistrohuni për takimin online me Presidentin/Themeluesin e Shkollës Shqipe – Iliria Z. Faton Limani në linkun: https://forms.gle/upJvVrmUXgywiH5v9. Takimi do t ë mbahet të Dielën, 9 Gusht, 2020 në orën 9 am EST/3 pm CET në Zoom. Linku për takimin në zoom do t’iu dërgohet në e-mail-in që e keni vendosur në formën e regjistrimit.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër