Integrimi
Shkolla shqipe mund të mbijetojë vetëm me mbështetjen institucionale
Mësuesja shqiptare nga Ostermündingen-i i Bernës, Ida Jashari flet rreth vlerësimit që diaspora i bën mësimit plotësues të gjuhës shqipe gjegjësisht rreth asaj sa janë mirënjohës prindërit që fëmijët e tyre mësojnë shkrimin shqip
Shumica e fëmijëve mërgimtarë flasin shqipen me vështirësi. Kjo ndodh sepse ata nuk kanë shumë miq e familjarë që e flasin shqipen në rrethin ku jetojnë. Nuk mjaftojnë vetëm prindërit. Sa më shumë komunikim aq më shumë zotërim të gjuhës që synojmë.
LAPSH si institucion ka sjellë një mundësi për të ruajtur vlerat kulturore prandaj mësuesit angazhimin e tyre e ndjejnë më shumë si mision e jo si vend pune. Por sa po e vlerëson diaspora jonë këtë vlerë? A janë mirënjohës prindërit që fëmijët e tyre mësojnë shkrimin shqip? Flet mësuesja shqiptare nga Ostermündingen-i i Bernës, Ida Jashari
A keni menduar një fushatë për të motivuar prindërit që t`i sjellin fëmijët në shkollën shqipe?
Kam menduar për ndonjë mbledhje informative (siç bëhen shpesh dhe në shkollat me mësim të rregullt) për motivim të prindërve, dhe këtë e kam biseduar por jo praktikuar, me kryetarin e Shoqatës Kulturore Shqiptare Bashkimi në Ostermundigen.
A do të ishte mirë që LAPSH të shpallte një konkurs për një projekt që do të nxiste motivimin për ndjekjen e mësimit shqip?
Po edhe me një aktivitet të tillë, besoj që do të shtohej edhe më shumë interesi i prindërve dhe i fëmijëve .
Duke e pasur parasysh se nxënësit vijnë nga troje të ndryshme, me dallime të dialekteve, shprehjeve etj., sa kuptohen ata mes tyre?
Po, është e vërtetë se nxënësit tanë vijnë nga troje të ndryshme shqiptare po megjithatë, ata nuk kanë fare vështirësi që të kuptohen në mes veti, pasi jemi ne aty për t`i ndihmuar.
Gjuha është baza për të njohur kulturat tjera. A mendoni se fëmijët që njohin mirë gjuhën shqipe, e flasin bukur edhe gjuhën gjermane?
Fëmijët që njohin mirë gjuhën e prejardhjes, flasin rrjedhshëm edhe gjuhën e vendit ku jetojnë. Këtë dukuri e kam të vërtetuar dhe nga fëmijët e mi, ish nxënës të rregullt të shkollës shqipe, që nga klasa e parë deri në të nëntën.
Nga përvoja juaj: A më shumë janë të motivuar prindërit apo nxënësit për të vijuar mësimin shqip ?
Prindërit janë ata që i motivojnë nxënësit. Është obligim yni prindëror që fëmijëve t`ua mësojmë gjuhën tonë të bukur shqipe.
Normat e reja pedagogjike tregojnë se fëmija mund të mësojë e të flasë disa gjuhë njëherësh. A mendoni se këta fëmijë do të flasin një ditë një gjuhë shumë të përzier?
Sipas normave pedagogjike, fëmijët kanë aftësi të mësojnë shumë gjuhë përnjëherë dhe njëkohësisht kanë dhe aftësi që t`i dallojnë ato gjuhë gjatë të folurit, pra gjatë përdorimit.
Gjeneratat e reja edhe kur flasin shqip kanë megjithatë kulturë zvicerane. A mësojnë ata edhe për kulturën dhe traditat gjatë vijimit të shkollës shqipe?
Në shkollën shqipe mësojnë të shkruajnë, lexojnë, shprehen/recitojnë bukur gjatë çdo aktiviteti kulturor (Festa e Flamurit, Pavarësia e Kosovës, 7 Marsi, Festa e Abetares/Prezantimin e diplomave nga klasa e nëntë). Mësojmë dhe për historinë kombëtare, gjeografinë e trojeve shqiptare, traditën dhe kulturën në përgjithësi.
Sa po kontribuojmë që këta fëmijë të mësojnë shqipen, a takohen mësuesit për të shkëmbyer përvojat e tyre në mënyrë që sa më shumë fëmijë të motivohen?
Për këmbim përvojash mes kolegëve/e, takimi është i domosdoshëm, kështu që dy deri tri herë në vit ne takohemi në Mbledhjen e Këshillit të LAPSH për Kantonin e Bernës.
E shihni ju të ndritur të ardhmen e gjuhës shqipe në diasporën tonë në Zvicër ?
Nëse punohet më shumë sipas trekëndëshit: PRIND-NXËNËS-MËSUES, besoj në një të ardhme shumë të mirë të mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Por, me kusht që të kemi edhe përkrahje nga institucione të ndryshme të vendit dhe nga ambasadat tona, që të punojnë për vetëdijesimin, së pari të prindërve, për këtë çështje.
A është i shtrirë LAPSH në të gjitha kantonet e Zvicrës dhe kush e mbështet LAPSH in materialisht?
LAPSH-i, është shtrirë gati në të gjitha Kantonet. Mbështetjet materiale në disa Kantone nga prindërit dhe në disa nga vet Komunat.
Mësim vlerësohet me nota. A s`do të ishte më mirë që të mos matej me nota dashuria ndaj gjuhës amtare në mërgim? Mungesa e notimit ndoshta do të ishte më e vlefshme ?
Dashuria ndaj gjuhës amtare na bën të lidhemi ne si komb në mes veti dhe njëkohësisht edhe të dimë se nga i kemi rrënjët. Po qe se nuk dimë nga vijmë nuk do të dimë as nga shkojmë, prandaj për mua vlerësimi me nota ka pak rëndësi.
Sa nxënës keni sot?
Në klasën time, kam 24 nxënës.
A është siguruar mbijetesa e shkollës shqipe?
Nëse punohet më shumë sipas trekëndëshit: PRIND-NXËNËS-MËSUES, besoj në një të ardhme shumë të mirë të mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Por, me kusht që të kemi edhe përkrahje nga institucione të ndryshme të vendit dhe nga ambasadat tona, që të punojnë për vetëdijesimin, së pari të prindërve, për këtë çështje.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës