Lajme
Shkolla Shqipe LAPSH në Cyrih, uron festën e 28 Nëntorit me aktivitete të ndryshme
Pasi që në këtë vit, për shkak të situatës pandemike, nuk do të ketë ndonjë organizim të madh si herave tjera, Shkolla Shqipe LAPSH-Cyrih, edhe këtë vit uron festën e 28 Nëntorit me disa aktivitete në shkollat shqipe në këtë kanton, transmeton albinfo.ch.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë:
Të dashur nxënës, Të nderuar prindër, Të nderuara mësuese/Të nderuar mësues, Te respektuar dashamirës të arsimit,
LAPSH për kantonin e Cyrihut festën e 28 Nëntorit – ditën e Pavarësisë së Shqipërisë e ka festuar çdo vit me nxënësit, prindërit, dhe mësimdhënësit. Këtë vit, për shkak të situatës së krijuar me Pandeminë, nuk do të kemi mundësinë të festojmë të gjithë së bashku, por ne mësimdhënësit do ta shënojmë këtë festë me aktivitete të ndryshme nëpër të gjitha pikat shkollore në kantonin e Cyrihut ku mbahet mësimi plotësues në Gjuhën shqipe. LAPSH “N. Frashëri” për kantonin e Cyrihut ju uron festat e lavdishme të nëntorit. Në emër të LAPSH “N. Frashëri” për kantonin e Cyrihut,
Naser Ulaj, kryetar
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












