Gjuha
Shkolla shqipe edhe në Rosenheim me rrethinë
Shkolla shqipe do të ketë pesë paralele në tri lokalitete të ndryshme dhe 110 nxënës. Deri në shtator pritet shtim i numrit të nxënësve
Në landin e Bavarisë, në pjesën e sipërme të saj, në Komunën e Rosenheimit-Gjermani u mbajt një takim me bashkatdhetarët me moton “Shkolla shqipe me mësim plotësues edhe në Rosenheim me rrethinë”. Në këtë tubim të pranishëm ishte edhe Konsulli i Përgjithshëm, Naser Idrizi dhe ndihmës Konsulli Nuhi Reçica nga Konsullata e Munihut.
Fjalën e rastit e mbajti Mustafë Krasniqi, i cili ndër tjera tha se “duke u mbështetur në nevojën se shkolla është më se e domosdoshme, nga që i vetmi komuniteti ynë, që është komuniteti i dytë më i madh në këtë pjesë, nuk posedonte shkollë në gjuhën shqipe dhe në anën tjetër duke parë se fëmijët tanë dita-ditës po e humbin gjuhën shqipe, një grup fare i vogël bashkëkombës, e ngriti këtë çështje si të domosdoshme.
Andaj Krasniqi theksoi se ruajtja e identitetit të fëmijëve përmes edukatës kulturës dhe gjuhën së nënës-shqipes është kërkesë që ata të arrijnë t’i përmbushin nevojat më elementare për mësim dhe dije në gjuhën shqipe dhe njëherë ta njohin në thelb origjinën, kulturën, traditën shqiptare, njëkohësisht ta bëjmë integrimin me kulturën vendore dhe kulturat tjera që jetojnë në shtetin pritës, përkatësisht në Rosenheim. Krasniqi shtoi se gjatë rrugëtimit për një vit e më tepër, Këshilli i Prindërve arriti ta kurorëzojë punën e tij me sukses, nga fakti që organet gjegjëse të komunës na e mundësuan që procesin mësimor ta mbajmë nëpër shkolla përkatëse. Me këtë edhe arritëm që ta finalizojmë kërkesën tonë; për hapjen e Shkollës shqipe me mësim plotësues në Rosenhaim me rrethinë.
Ndërsa raportin për listën e nxënësve dhe pagën e mësuesit e paraqiti në mënyrë të detajuar Afrim Xhaferi. Ai po ashtu njoftoi se në katër pika kryesore do të ketë klasa të hapura me mësim plotësues në gjuhën shqipe si:-Tri klasa do të jenë Rosenheim, një në Waserburg, e një në Badaibling.
Gjatë kohës sa mbahej tubimi u paraqitën edhe 31 nxënës, që do të thotë gjithsej deri në këtë tubim ishin më tepër se 110 nxënës të regjistruar. Sipas Këshillit të Prindërve ky numër deri në shtator do të rritet edhe më tepër.
Kurse, Fatmir Gashi u ndal në pikën e veçantë, atë për krijimin e një subjekti që do të mbështesë shkollës shqipe. Kështu u themelua një shoqatë për nevojat e shkollës, e cila do të ketë rolin administrues të shkollës Shqipe. Nga propozimi që doli nga të pranishmit një zëri u zgjodh kryesia dhe emri i saj “Bashkimi për Kulturë, Arsim dhe sport (BKAS) “Shqiponja”
Mustafë Krasniqi e përshëndeti Konsullatën e Munihut pikërisht, Naser Idrizin i cili kishte luajtur një rol të rëndësishëm për hapjen e kësaj shkolle në Rosenheim me rrethinë, po ashtu i falënderoi të pranishmit që dhanë një ndihmesë që tubimi të kaloi sa më mirë. Më pastaj fjalën e Mori Naser Idrizi dhe u zotua se do ta kryente më përgjegjësi detyrën që i takon në cilësinë e konsullit, madje theksoi se librat në gjuhën shqipe nxënësit e kësaj shkolle do t’i kenë falas, e atë do t’ua sigurojmë përmes Konsullatës në Munihut. Ndërsa Hamdi Reçica u ndal te serioziteti dhe puna e Këshillit të Prindërve, sikurse potencoi rolin kyç që duhet ta kenë bashkëkombësit për ta mbajtur shkollën shqipe.
Një kontribut në këtë tubim dha edhe hoxha, Riad Ferati, i cili si çështje primare dhe të domosdoshme e vuri shkollimin e fëmijëve tanë në gjuhën shqipe.
Në fund të tubimit u përshëndet nga të pranishmit hapja e shkolla në gjuhën shqipe si dhe formimi i shoqatës “Bashkimi për Kulturë,Arsim dhe sport (BKAS) Shqiponja” që është mbështetje e shkollës në gjuhën Shqipe. (M.K)
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë