Lajme
Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” nga Gjakova mban koncert në Vjenë
Koncerti do të mbahet pikërisht në ditën e Evropës me datë 09.05.2022 duke filluar nga ora 19:30.
Në kuadër të projektit “Evropa na bashkon”, Dialog përmes muzikës | Johannes Flaishmann & Orkestra Kamertale e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova“ në Gjakovë, projekt ky i zhvilluar nga Kastriot Sada dhe violinisti i njohur austriak, Johhans Flaishmann, Orkestra Kamertale e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë, do të mbajë koncert në sallën e njohur “Mu The” në Vjenë, apo siç njihet ndryshe, salla koncertale e Korit të njohur të fëmijëve të Vjenës. Koncerti do të mbahet pikërisht në ditën e Evropës më 09.05.2022, duke filluar nga ora 19:30.
Për këtë koncert ka njoftuar edhe Ambasada e Kosovës në Vjenë, e cila njëherësh është edhe mbështetëse e këtij koncerti.
“Evropa na bashkon”
Koncert më 9 maj, Ditën e Evropës me vepra dhe artistë të shkëlqyeshëm nga Kosova dhe Austria, në Vjenë”, thuhet në njoftimin e ambasadës, përcjell albinfo.at.
Në këtë koncert do të interpretohen veprat:
Kujtim Laro “Në fillim të verës”
Rexho Mulliqi, Arr, Gridi Kraja “Baresha”
Wolfgang Amadeus Mozart, Sinfonia koncertante për Violinë, Viola dhe orkestër në ES-Dur, KV 364
Felix Mendessohn – Bartholdy Oktettt op.20
Jo – orkestër
Johannes Fleischmann – Violinë
Momoko Aritomi – Viola
Ines Galler – Guggenberger 1.Oboe
Armin Berger 1. Horn
Wolfgang Lückung 2. Horn
Gent Kumanova – klavier
Kastriot Sada – Dirigent (Laro Mulliqi/ Arr. Kraja
Pëllumb Vula – dirigjent (Mozart)
Këtë projekt e mbështetën Kuvendi Komunal, Gjakovë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, si dhe Ministria Federale e Republikës së Austrisë për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare.
Për më shumë informata dhe rezervimin e biletave, ju lutem klikoni në këtë link:
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’