Shqipëria

Shkodra vazhdon të mbetet nën ujë

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se mbi 600 ushtarë të Forcave të Armatosura janë të angazhuar në terren në ndihmë të banorëve, e deri tani janë evakuar 26 familje dhe 2 mijë banorë janë lehtësuar me transportin e përditshëm

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se niveli i ujit në zonat e përmbytura në Shkodër është ulur nga 10 deri në 15 cm, por situata vazhdon të jetë alarmante.

Për situatën në këtë zonë ka pasur edhe akuza të opozitës, që thonë se pushteti nuk bëri asgjë. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se mbi 600 ushtarë të Forcave të Armatosura janë të angazhuar në terren në ndihmë të banorëve, e deri tani janë evakuar 26 familje dhe 2 mijë banorë janë lehtësuar me transportin e përditshëm. Bashkë me banorët, Forcat e Armatosura kanë përforcuar 650 metra argjinaturë në Pentarë e Cas.

“I bëjmë thirrje pushtetit vendor dhe administratorëve lokalë të lënë llafet e propagandën boshe të politikës ndarëse të ditës dhe të marrin masat për koordinimin e shpërndarjes, në bazë të nevojave, pa dallim, për të gjithë banorët në zonat e rrethuara nga uji”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.