Shqipëria

Shkodër, goditet një grup i trafikut të kokainës, arrestohen 7 persona

Janë sekuestruar 2 kilogramë e 237.6 gramë lënde narkotike e dyshuar  e llojit Kokainë,  3 automjete të tipeve Audi Q5, Ford "Fiesta” dhe BMW, 10 telefona celularë etj.

Një grup që trafikonte lëndë narkotike të llojit kokainë, është goditur nga policia e Shkodrës duke arrestuar 7 persona, transmeton albinfo.ch.

Policia thotë se pas tre muajsh punë intensive përmes metodave speciale të hetimit është realizuar me sukses operacioni i dytë  i koduar “Forca e Ligjit”, ku u godit një grup kriminal me veprimtari në fushën e mbajtjes dhe shitjes të drograve të forta.

Policia tregon se ka sekuestruar 2 kilogramë e 237.6 gramë lënde narkotike e dyshuar  e llojit Kokainë,  3 automjete të tipeve Audi Q5, Ford “Fiesta” dhe BMW, 10 telefona celularë të markave te ndryshme si dhe  489.000 leke , 635 Dollare dhe 280 Euro.

Gjithashtu është mbyllur lokali “SAMPA” në ambientet e të cilit zhvillohej ky aktivitet kriminal.

Të arrestuarit janë: 1. Helidon Marku, 42 vjec, banues në Shkodër, person i dënuar disa herë për vepra të rënda penale.

  1. Indrit Tagani, 30 vjec,banues në Shkodër.
  2. Erjon Zekaj, 31 vjeç, banues Koplik i Sipërm, Malësia e Madhe.
  3. Saimir Arçi, 31 vjeç, banues në Shkodër.
  4. Aldo Vruçaj, 28 vjeç, banues në Shkodër.
  5. Kristjan Ujkaj, 31 vjeç, banues në Shkodër.
  6. Aleksandër Matoja, 31 vjeç, banues në Shkodër.