Futboll

Shkëndija, kampione e Maqedonisë

Shkëndija edicionin e ardhshëm do të marrë pjesë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

Shkëndija e Tetovës ka arritur të shpallet kampione në kampionatin maqedonas. Shkëputja e tetovarëve ka qenë 23 pikë nga vend i dytë që mbahet nga Vardari.

Kampionati është mbyllur shtatë ndeshje para përfundimit, dhe si për rastësi ata shpallen pas shtatë vjetësh kampionë, përcjell albinfo.ch.

Tashmë Shkëndija është dhe në luftë për Kupën e Maqedonisë dhe lojtarët shpresojnë ta sjellin atë në Tetovë.

Ata ishin të shkëputur dhe po prisnin vetëm sigurinë matematikore që të festonin.

Shkëndija fitoi sot 2:0 ndaj Shkupit, duke siguruar titullin kampion. Radeski dhe Ibrahimi realizuan për kuqezinjtë.

Shkëndija edicionin e ardhshëm do të marrë pjesë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.