Integrimi

Shkencëtari shqiptar, pjesë e ekipit në Kembrixh që afron ekspertiza

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka njoftuar se: “Ai njihet si zbulues i dy proteinave në qelizat e njeriut, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në riparimin e molekulave të ADN-së”

Shkencëtari shqiptar, Eris Duro, po merret me studime në fushën e kimisë biologjike dhe biologjisë molekulare.

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka njoftuar se: “Ai njihet si zbulues i dy proteinave në qelizat e njeriut, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në riparimin e molekulave të ADN-së”.

Sipas Majkos, aktualisht Duro është pjesë ekipit që ofron ekspertizë për fusha të ndryshme në “Oakland Innovation” në Kembrixh, Mbretëri e Bashkuar.

Më parë, ai ka qenë edhe pjesë e grupit kërkues në Universitetin e Edinburgut dhe qendrën mjekësore “Fred Hutchinson Cancer Center” në SHBA.