Lajme

Shkencëtari i OBSH-së që foli rreth trajtimit të krizës së Covid-it nga Italia jep dorëheqje

Një shkencëtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili foli rreth tërheqjes së një raporti nga organi i KB-së mbi trajtimin e hershëm të Italisë të pandemisë ka dhënë dorëheqjen, shkruan “TheGuardian”

Francesco Zambon, i cili është i vendosur në zyrën e OBSH-së në Venecia, konfirmoi se dha dorëheqjen për shkak të situatës duke u bërë profesionalisht “e paqëndrueshme”, pasi ai pretendoi se ishte bërë presion nga një zyrtar i lartë i OBSH-së për të fshehur faktin se Italia nuk kishte azhurnuar planin e saj pandemik që nga viti 2006. Zambon nuk pranoi të komentonte më tej kur u kontaktua nga Guardian por tha se dorëheqja e tij, e raportuar së pari nga raporti i RAI, do të hynte në fuqi nga 31 mars, përcjell albinfo.ch