Shkurt.ch

Shkencëtarët zviceranë ua kthejnë ecjen minjve të paralizuar

Përmes trajnimit janë ndërtuar lidhjet e reja të nervave në palcën kurizore të minjve, gjë që ka vënë lidhjen në mes të trurit dhe këmbëve

Hulumtuesit shkencorë të universitetit ETH të Lozanës kanë bërë një hap shumë shpresëdhënës drejt shërimit të paralizës. Ata ia kanë dalë që përmes një përzierjeje kemikaliesh dhe stimulimi elektrik të qelizave nervore t`i bëjnë minjtë e paralizuar të aftë për të ecur sërish.

Shkencëtarët kanë përdorur një stërvitje speciale, të bazuar në fuqinë e vullnetit dhe një përzierje kemikaliesh me stimulim elektrik të drejtuar në qelizat e dëmtuara nervore në palqën kurizore të minjve dhe kjo ka pasur sukses. Një mbajtëse, lloj paterice mbështet minjtë në përpjekjet e tyre për ecje.

Përmes trajnimit janë ndërtuar sërish lidhjet e reja të nervave në palcën kurizore, gjë që ka vënë lidhjen në mes të trurit dhe këmbëve të pasme të minjve.

Studiuesit nga Lozana planifikojnë që brenda një deri dy viteve të ardhshme të fillojnë studimin që do të sqarojë nëse e njëjta gjë funksionon ehde te njerëzit.