Fotolajmi

Shkencëtarët zviceranë: Shega parandalon plakjen e muskujve

Sipas një studimi të publikuar në revistën Nature Medicine, shkencëtarët e Shkollës Politeknike federale të Lozanës në Zvicër, kanë zbuluar se shega ndihmon për të parandaluar plakjen e muskujve.

Shkencëtarët zviceranë kanë zbuluar se një përbërës nga shega mbron njerëzit  kundër plakjes,  raporton  Reuters., përcjell albinfo.ch

Nga polyphenoli i shegës prodhohet uroliti A. Duke marrë urolitin, shkenctarët kanë ekpeserimetuar me minj të cilët kanë vrapuar mesatareisht 42 për qind më të gjatë.

Shkencëtarët e Shkollës Politeknike federale të Lozanës në Zvicër janë duke punuar gjatë me kompaninë Biotech, për të krijuar një shtesë që do të rrisë forcën e muskujve dhe durimin në procesin e plakjes. Rezultatet e para klinike në njerëz  pritet vitin e ardhshëm.

“Ne besojmë se hulumtimet tona me të mirat e urolitit A do të jetë shumë i dobishëm për të kundërshtuar plakjen e muskujve. Është substancë mjaft e natyrshme dhe efekti i saj është shumë i fuqishëm “, ka thënë Patrick Ebisher, përcjell albinfo.ch.