Bota
Shkencëtarët zbulojnë të dhëna shqetësuese për temperaturat gjatë këtij viti
Muaji korrik ishte më i nxehtë i matur në Tokë
Muaji korrik ishte më i nxehtë i matur në Tokë, që kur filluan regjistrimet më 1880, thanë shkencëtarët.
Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së, tha të enjten se korriku ishte 0.95 gradë Celsius më i ngrohtë se mesatarja e muajve gjatë shekullit të XX-të.
Korriku është përgjithësisht muaji më i ngrohtë i kalendarit, por meteorologët thonë se temperaturat e këtij viti, vendosën edhe një rekord të ri për 140 vitet e kaluara.
Rezultatet ishin pritur, pasi disa vende evropiane përfshirë Francën, Belgjikën dhe Gjermaninë raportuan se korriku përmbysi rekordet e mëparshme kombëtare të temperaturave.
“Temperaturat e larta janë shoqëruar edhe ekstreme tjera klimatike. Ngrohja e oqeaneve ka çuar në një shkrirje të hershme të akullit të detit në ngushticën e Beringut midis Rusisë dhe Alaskës”, tha Rick Thoman, një specialist i klimës në Universitetin Alaska Fairbanks.
Qershori i këtij viti, kishte vendosur tashmë një rekord marramendës të nxehtësisë, krahasuar me 140 viteve të kaluara përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë