Autotech
Shkencëtarët simulojnë jetesën në Mars
Eksperimenti u zhvillua pranë vendbanimit të izoluar izraelit Mitzpe Ramon, mjedisi i të cilit i ngjan mjedisit të Marsit në gjeologjinë, pamjen dhe thatësinë e tij
6 shkencëtarë izraelitë u bënë bashkë për një eksperiment, ku ata simuluan kushtet e jetesës në Planetin Mars…Një ekip prej 6 shkencëtarëve izraelitë përfundoi një eksperiment në shkretëtirën Negev të Izraelit, ku ata simuluan kushtet e jetesës në Planetin Mars.
Eksperimenti u zhvillua pranë vendbanimit të izoluar izraelit Mitzpe Ramon, mjedisi i të cilit i ngjan mjedisit të Marsit në gjeologjinë, pamjen dhe thatësinë e tij. Pjesëmarrësit po hetonin fusha të ndryshme që lidhen me një mision të ardhshëm në planetin Mars, përfshirë komunikimet satelitore, efektet psikologjike të izolimit, matjet e rrezatimit dhe kërkimin e shenjave të jetës në Tokë.
Pjesëmarrësi Guy Ron, një profesor i fizikës bërthamore, tha se projekti nuk kishte për qëllim vetëm të kërkonte qasje të reja në hartimin e një misioni të ardhshëm në Planetin e Kuq, por për të rritur interesin publik.
“Misioni ynë është i përbërë tërësisht nga vullnetarët, është projektuar për të siguruar një hapësirë ku mund të keni misione analoge, të cilat simulojnë kushtet që ekzistojnë në Mars, në mënyrë që ne të testojmë qasje të reja, procedura të reja ose teknologji të reja, që potencialisht mund të përdoren në Mars”, ka thënë Ron.
Projekti i quajtur “D-Mars” është zhvilluar për herë të parë në Izrael në bashkëpunim me Agjencinë Hapësinore të Izraelit. Është një nga projektet e simulimit që zhvillohen në mbarë botën.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind