Lajme

Shkencëtarët nga Zvicra: Vaksina antikoronavirus, në të ardhmen e afërt

Shkenctarët zviceranë testuan 678 milionë substanca dhe identifikuan kandidatë premtues

Së fundmi, shkencëtarët nga Bazeli, si ndër studiuesit më të njohur nga e gjithë bota, po punojnë për ilaçe të përshtatshme, transmeton albinfo.ch.

Ajo çfarë duhet të theksohet është se këta mjekë të specializuar testuan 678 milionë substanca dhe identifikuan kandidatë premtues që në një të ardhme të afërt do të përdoren me efikasitet për pacientët.

Shumë klinika në Zvicër janë duke e zhvilluar studime edhe mbi “Remdesivir”, një ilaç që përdoret për trajtimin e Ebolës. Por efikasiteti i tij kundër Covid-19 nuk është vendosur akoma, por pritet shpejt përdorimi i saj, shkruajnë mediat zvicerane.

Sidoqoftë, studimet po vazhdojnë ende për ilaçin antiviral kundër koronavirusit dhe se tani për tani nuk ekziston në këtë pike diçka definitive.

Duhet theksuar se shkencëtarët, përveç tjerash, po punojnë gjithashtu për një vaksinë që nuk tregojnë shumë informacione për të, vetëm se zhvillimi i një vaksine do të marrë akoma kohë. /Albinfo.ch