Kuriozitete

Gurë vullkanikë në Oqeanin Paqësor

Ekspertët thonë se kjo masë gurësh ka gjasa të jetë krijuar nga një vullkan nënujor, i cili ka shpërthyer më 7 gusht, duke u bazuar në pamjet satelitore.

Një grumbull i madh i gurëve vullkanikë është gjetur në një sipërfaqe prej 150 kilometrash katrorë nga shkencëtarët në Oqeanin Paqësor.

Kjo hapësirë, e madhe sa 20 mijë fusha futbolli, u raportua për herë të parë nga marinarët australianë gjatë këtij muaji, përcjell albinfo.ch.

Ekspertët thonë se kjo masë gurësh ka gjasa të jetë krijuar nga një vullkan nënujor, i cili ka shpërthyer më 7 gusht, duke u bazuar në pamjet satelitore.

Këta lloj gurësh janë të lehtë dhe qëndrojnë mbi ujë. Ata krijohen kur llava e vullkanit ftohet shpejt në ujë.

Ekspertët thonë se këta gurë mund të kenë masë më të madhe nëse krijohen në ujëra të cekëta.

Personat që i gjetën gurët vullkanikë i dërguan ata për hulumtime në Universitetin e Queensland-it për Teknologji në Australi.

Njohësit e vullkaneve thonë se këta gurë me kalimin e kohës mund të bëhen pjesë e jetës detare, sepse pas një kohe do të fundosen nga rrymat e oqeanit, shkruan BBC.