Lajme

Shkencëtarët drejt krijimit të hartës 3D të universit

Shkencëtarët kanë vëzhguar dy milionë galaktika dhe yje për herë të parë si pjesë e një përpjekjeje për të krijuar një hartë të detajuar 3D të universit.

Studimi, i cili përdori robotikën për të bërë mijëra foto të qiellit të natës, do të avancojë më tej kuptimin tonë për universin dhe galaktikën tonë, Rrugën e Qumështit.

Studiuesit e Universitetit Durham dhe një ekip ndërkombëtar akademikësh kanë vëzhguar objekte ekstragalaktike dhe se si drita e tyre shpërbëhet në ngjyra ose gjatësi vale të ndryshme, duke zbuluar se sa shpejt po zgjerohet universi si dhe fizika e vetive të galaktikave dhe kuazareve, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.

I përbërë nga 80 terabajt, grupi i të dhënave vjen nga më shumë se 3 500 ekspozime të qiellit të natës të marra gjatë një periudhe gjashtëmujore.

Versioni i fundit është hapi i parë i projektit për të lejuar shkencëtarët të hartojnë më shumë se 40 milionë galaktika, kuazare dhe yje./