Portrete të firmave
Shkëlzeni u jep “një jetë të dytë” këpucëve ortopedike
Janë të pakët shqiptarët që ushtrojnë profesionin e këpucëtarit ortopedik. Shkëlzen Shkodra bën pjesë ndër të pasionuarit për këtë profesion specifik
Ai pret çdo ditë në shitoren e tij në Cyrih klientë nga e tërë Zvicra. Prej mëngjesit e deri vonë teksa bie nata, mjeshtri i këpucëve ortopedike, Shkëlzen Shkodra, përgatit dhjetëra këpucë për klientët që vijnë me rekomandim të mjekëve dhe spitaleve të ndryshme zvicerane.
Duket si shitore këpucësh por në fakt prapa qëndron një punëtori ku Shkëlzeni me ekipin e tij për çdo ditë përgatit këpucë, shtresa dhe proteza të ndryshme ortopedike.
Si fëmijë, Shkëlzeni kishte vuajtur nga problemet me shputat e këmbëve dhe kishte bartur për një kohë pjesë ndihmëse ortopedike. Kjo anomali e kishte nxitur atë t’i përkushtohej këtij profesioni që e ushtron prej rreth 20 vitesh. Tashmë Shkëlzen Shkodra është pavarësuar, duke hapur një shitore pajisjesh ortopedike në Cyrih. Tashmë 37 vjeçar, ai kishte migruar nga Kosova në Zvicër në vitin 1994, si fëmijë 11 vjeç.
Ndër të paktët shqiptarë, këpucëtarë ortopedikë
“Unë kam filluar zanatin e ortopedisë qysh në moshën 16 vjeçare. Por paraprakisht kisha treguar interesim për këtë profesion që është shumë i rrallë dhe specifik”, rrëfen ai.
“Ishte shumë interesante në atë kohë për mua se si me ndihmën e shtresave ortopedike kisha shëruar anomalitë e shputave. Aty jam inspiruar dhe vazhdova zanatin katërvjeçar në ortopedi për të bërë më tutje përvojën profesionale për 5 vite të tjera në një punëtori të këpucëve ortopedike, në Oerlikon të Cyrihut”.
Janë të pakët të rinjtë që janë të interesuar sikur Shkodra për këtë profesion dhe janë edhe më të pakët shqiptarët që ushtrojnë profesionin e këpucëtarit ortopedik.
Një këpucëtar i thjeshtë nuk mund ta bëjë këtë punë ngase duhet të ketë njohuri të anatomisë dhe patologjisë së këmbëve.
Këmba jonë kryen një funksion të rëndësishëm amortizimi; kur lëviz, zbut ngarkesat amplituda të peshës trupore.
Sëmundja është një problem i shpeshtë dhe urgjent në ortopedinë moderne. Kjo sëmundje mund dhe duhet të trajtohet, dhe metoda e zgjedhjes në një fazë të hershme është të mbathësh këpucë speciale. E për këtë kujdeset mjeshtri Shkëlzen Shkodra.
Ai na tregon edhe çfarë lloj këpucësh për këmbë të sheshta duhet të mbathen nga kategori të ndryshme të pacientëve.
Këshillat e Shkëlzenit për njerëzit me shputa të sheshta
“Nëse anomalitë me këmbët janë në një fazë të hershme, nuk është e nevojshme të mbathni pajisje ortopedike. Mjafton të zgjidhni këpucët ose këpucët më fiziologjike të përshtatshme për korrigjimin e patologjisë”.
Shkëlzeni tanimë është specializuar për raste të diabetit por thotë se janë me qindra lloje të këtilla këpucëve.
Falë punës së tij me efikasitet dhe me entuziazëm, këpucëtari ortopedik Shkëlzen Shkodra gëzon mirënjohjen e klientëve të kënaqur.
“Po janë më specifike këto raste dhe duhen përgatiten shtresa të holla ngase shputat e të sëmurëve me diabet nuk i ndjejnë gjatë ecjes. Të gjitha këto raste po edhe të tjera mbulohen nga sigurimet shëndetësore”, sqaron mjeshtri i këpucëve ortopedike. Në shitoren e tij vijnë të gjitha kategoritë duke përfshirë edhe sportistët. Këpucët e Shkëlzenit ndalin dhimbjet dhe korrigjojnë ecjen e shtrembër.
“Kënaqësia ime më e madhe është kur shoh pacientët të ecin sërish pa probleme dhe pa ndihmën e këpucëve, protezave apo protezave ortopedike”, shprehet ai.
Shpesh njerëzit që vuajnë nga patologjia ortopedike pyesin veten: a është e mundur të mbathni këpucë për këmbë të sheshta?
“E gjitha varet nga modeli specifik i këpucëve. Ju duhet të zgjidhni këpucë të dizajnuara posaçërisht për njerëzit me këmbë të sheshta. Por edhe modele të tilla nuk duhet të mbathen gjatë gjithë kohës. Ato janë të destinuara për ushtrime fizike.
Pasioni i shndërruar në profesion
“Kombinimi i zejtarisë në punëtorinë ortopedike dhe këshillat që unë ofroj për klientët tanë të çmuar më japin kënaqësi çdo ditë”.
Shkëlzenin mund ta gjeni në Albisriedenplatz në Zürich. Ai nuk riparon këpucët, por u jep atyre një “jetë të dytë”.
Sëmundja e shputës “e bëri” këpucëtar ortopedik
Si fëmijë, Shkëlzeni kishte vuajtur nga problemet me shputat e këmbëve dhe kishte bartur për një kohë pjesë ndihmëse ortopedike. Kjo anomali e kishte nxitur atë t’i përkushtohej këtij profesioni që e ushtron prej rreth 20 vitesh.
Foto: Armend Berisha
/Shkrim i sponzorizuar/
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriShkelzen Shkodra
- Prejardhja:Kamenice - Kosovë
- Vendi ku vepron:Cyrih - Zvicër
- Profesioni:Mjeshtër i këpuceve ortopedike
Profili i kompanisë
- Adresa: BADENERSTRASSE 382, 8004 ZÜRICH
- Tel: +41 43 817 49 18
- Web: www.ortho-schuhe-zuerich.ch
- E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka zbuluar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel....
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?