Lifestyle
Shkëlzeni, reperi i famshëm i Zvicrës që punon në “Baushtellë”
Hip-hopi është kultura e Shkëlzen Kastratit, është jeta e tij. Repi është forma e shprehjes më e mirë për të. Këngëtari shqiptar i cili me emrin artistik njihet si Xen, është 27 vjeçar dhe jeton në Dietikon, kantoni i Cyrihut
Viteve të fundit me këngët e tij, Xen ka bërë revolucion në tregun zviceran të muzikës. Tekstet e këngëve të tij flasin për mënyrën se si ka udhëtuar, përshkruajnë gjendjen në të cilën ai bën muzikë. Albumi e tij debutues “Ich gäge mich” (unë kundër meje) i cili është publikuar në vitin 2015 ka arritur nga zeroja deri në vendin e katërt dhe është shitur mbi 8 mijë kopje, një shitje kjo e madhe për tregun zviceran. Në anën tjetër, kënga “Kei Zit” (Nuk ka kohë) për kohë të gjatë ishte në vendin e dytë.
Kënga e tij, më e pëlqyer se këngët e Justin Bieber
Kjo këngë ishte renditur pas këngës “Hello” nga Adele ndërkohë ka qëndruar më lart se këngët e Justin Bieber dhe “Coldplay”. Edhe këngët e reja të tij gjenden në majet e top listave zvicerane, kurse kënga më e fundit me videoklip është “Cash mit de Gang”. “Kjo më bën shumë krenar, vërtet është një vlerësim shumë i madh”, kishte thënë Xen. Suksesi i tij bëri që të jetë i nominuar për “Swiss Music Awards 2016”. Por, Xen tashmë nuk është i njohur vetëm në tregun zviceran. Këngët e tij kanë filluar të dëgjohen dhe vlerësohen edhe në Evropë. Si dëshmi për këtë ishte nominimi i tij në ngjarjen më të madhe të muzikës evropiane.
Përveç Rita Orës, Dua Lipës dhe Ermal Metës, në MTV EMA i cili u mbajt muaj me parë në Angli, ishte pjesëmarrës edhe Shkëlzen Kastrati. Në spektaklin të cilin e udhëhoqi Rita Ora, Xen ishte i nominuar në kategorinë për “Veprën më të mirë zvicerane”.
Këngëtarët e muzikës rep konsiderohen edhe si tipa gangsterësh, por kjo nuk ka të bëj fare me reperin Xen. “Sigurisht se tekstet e mia flasin për jetën e përditshme, por nuk kanë të bëj me gangsteriuëm”, ka thënë ai.
Çdo ditë nga ora 5.30 në “Baustell”
Pavarësisht suksesit që ka në tregun zviceran dhe atë evropian, duket që kjo nuk mjafton për të përmbushur kërkesat e jetës së tij. Xen, përveç angazhimeve muzikore, punon edhe në profesionin e tij. Si teknik i ventilimeve, ai çdo ditë zgjohet në orën 4.30 apo 5.30 për të shkuar në punë. Derisa punon, ai herë pas here edhe krijon vargje për këngët e tij. Në kohën e lirë apo gjatë vikendeve atë e gjen në studion e incizimeve ku bashkë me shokët incizojnë ndonjë këngë të re. Përveç kësaj, ai është shumë i përkushtuar ndaj familjes së tij. Xen, jeton me bashkëshorten dhe djalin Aronin i cili para pak muajsh erdhi në jetë.
E ardhmja
Edhe në Kosovë, Xen ka filluar të fitojë simpati shumë të madhe nga adhuruesit e muzikës rep. Ndërkohë në shumë diskoteka shqiptare në Zvicër, ai përformon para bashkatdhetarëve tanë. Gjatë tërë vitit së bashku me reperë tjerë zviceranë, Xen ka performuar në vende të ndryshme në Zvicër, ndërsa në muajin dhjetor ishte mysafir edhe në diskotekën shqiptare “Rinora 4”
Xen, ka premtuar se gjatë vitit 2018 do të jetë edhe më i pranishëm nëpër koncerte dhe do të sjellë këngë dhe bashkëpunime të reja me emra të njohur të muzikës të cilët dëshiron t’i lë befasi për publikun.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?