Sport

Shkëlzen Gashi shkon në Amerikë

Gashi nënshkruan kontratë 4 vjeçare në Amerikë

 

 

Më në fund u zgjedh edhe çështja e Shkëlzen Gashit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është larguar nga kampioni zviceran, Bazeli, për t’u transferuar në ekipin e Kolorado Rapids të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

28 vjeçari shqiptar  ka përfunduar kontrollet mjekësorë te skuadra amerikane. Gashi do të jetë për katër vjet në Kolorado Rapids, anëtare e Ligës Amerikane (MLS). Lajmin për nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka dhënë edhe gazeta zvicerane “Blick.ch”, njofton “albinfo.ch”.

Golashënuesi më i mirë për dy vitet e fundit në ligën zvicerane, prej ardhjes së trajnerit të ri Urs Fischer te ekipi i Bazelit, nuk kishte përkrahjen e tij duke i dhënë shumë pak hapësirë për të luajtur por jo rrallë nuk e ftonte fare as në formacionin bazë të ekipit.

Albinfo.ch