Sport

Shkëlzen Gashi paralajmëron kundërshtarët

Shkëlzen Gashi ka paralajmëruar kundërshtarët se edhe sezonin e ri do të jetë lojtari më i rrezikshëm për portat e tyre. Këtë ai e shfaqi edhe gjatë ditës së shtunë në ndeshjen miqësore të Baselit  kundër PSV-së.

Sulmuesi i kombëtares Shqiptare shënoi nga penalltia në fitoren e Baselit 3:2.

Ish golashënuesi dhe lojtari i vitit në kampionatin zviceran, duket se edhe sezonin e ardhshëm futbollistik do të jetë pjesë e skuadrës së Baselit.

Sezoni i ri futbollistik në Zvicër do të fillon javën e ardhshme.