Futboll

Shkëlzen Gashi largohet nga skuadra amerikane

Futbollisti shqiptar, Shkëlzen Gashi, raportohet se është larguar nga Colorado Rapids. Në këtë skuadër ka qenë pjesë në tre edicionet e fundit.

Ai në fillim kishte shkëlqyer me gola dhe asistime, duke qenë në shumë raste edhe lojtari i ndeshjes, por më pas kishte edhe lëndime, përcjell albinfo.ch.

Tashmë sulmuesi është pa ekip dhe i duhet të gjejë një skuadër për sezonin e ri, pasi ka filluar Liga amerikane.

“Colorado Rapid njofton se sulmuesi është hequr nga lista e futbollistëve për këtë sezon dhe nuk është më pjesë e skuadër”, thuhej në njoftimin e klubit.

Më herët Gashi ka qenë pjesë e Shqipërisë, megjithatë, nuk është ftuar që nga pas Kampionatit Evropian në Francë, ku kuqezinjtë morën pjesë për herë të parë.