Shqipëria

Shkëlzen Doli mbajti koncert humanitar në Vjenë

Bashkatdhetarë që punojnë e jetojnë në Austri, si dhe miq e dashamirës austriakë ndoqën shfaqjen e nivelit më të lartë artistik të anëtarëve të Filarmonisë së Vjenës

Në ndihmë dhe mbështetje për familjet e viktimave dhe të prekurve nga tërmeti në Shqipëri, violinisti ynë me famë në Austri, Shkëlzen Doli, së bashku me Ansamblin e Filarmonisë së Vjenës organizoi një koncert solidarizimi në EhrbarSaal, Pryaner Konservatorium në Vjenë.

Bashkatdhetarë që punojnë e jetojnë në Austri, si dhe miq e dashamirës austriakë ndoqën shfaqjen e nivelit më të lartë artistik të anëtarëve të Filarmonisë së Vjenës, raporton albinfo.ch.

Të ardhurat nga biletat shkojnë në ndihmë të kapërcimit të pasojave të shkaktuara nga tërmeti.

Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, Roland Bimo, në fjalën e përshëndetjes falënderoi Nuncin Apostolik, Shkëlqesinë e Tij Kryepeshkopin Pedro LOPEZ QUINTANA për pjesëmarrjen dhe solidaritetin e tij. Gjithashtu falënderoi z. Doli dhe artistët për kontributin “pro bono”, si dhe sponsorët e aktivitetit z. Alban Shehri, Elmaz Libohova, etj.”, thuhet në një njoftim nga Ambasada e Shqipërisë në Austri, transmeton albinfo.ch.