Zhvillim
Shkëlqimi i përjetshëm i Gjermanisë
Postulati i orës është :ndihmë në vendet e prejardhjes së migrantëve për të kufizuar hyrjen në vendet e pasura të Evropës. Në Shqipëri plani po has në kundërthënie
Kthehunu tek „ Deutschcolor“ dhe vazhdoni kodrës përpjetë. „Atje është shtëpia ime“, thotë Endi Kasa. Është një ngrehinë njëkatëshe nga guri e lyer me gëlqere dhe me kulm të mbuluar me tjegulla. Në kopsht në degët e zhveshura varen frytet kokërrmëdha dhe shkëlqyese si topthat e bredhit të Krishtlindjeve. Nëna e Edit na fton në verandë për kafe dhe për ushqime të përgatitura vetë . Në largësi duken skelet e metalurgjikut gjigantesk të kohës së Enver Hoxhës, i cili mbante emrin „ Çeliku i Partisë“dhe i cili, në kohërat e lulëzimit, ua siguronte të ardhurat deri në 12‘000 personave të qytetit industrial të Elbasanit. Ashtu edhe Kasajve.
Një tamam burrë
Këtë shkëlqim të dikurshëm, i tillë çfarë ishte, Endi nuk e ka përjetuar. Ai ishte dy vjeç kur u shpërbë sistemi i vjetër. Në kaosin e viteve të nëntëdhjeta djaloshi ndiqte mësimet në shkollën e fshatit Paper, ku mund të mësohej pak. Si mijëra të tjerë të gejneratës së tij edhe Endi kërkoi fatin e tij jashtë vendit dhe arriti të gjejë punë në kantieret e ndërtimit në Greqi, kuptohet kryesisht në të zezën. Vendin e fundit të punës e pati si zdrukthtar këtu në fshatin e tij të lindjes, ku në shtëpinë e prindërve të tij është vendosur me bashkëshorten dhe djalin. Ishin ditët e parat ë pranverës kur një i njohur i tij i kthyer te „Deutschcolor“ erdhi dhe në verandë i tregoi për Gjermaninë, ku ai si me një të rënë do të mund të gjente punë më të mirë dhe me të ardhura më të mira. Këtë shanc nuk duhet ta humbësh, i thoshte Eni vetës. Në je burrë, atëherë nisu !
Endi udhëtoi në maj me gruan dhe djalin me anije në Bari, me tren deri në Milano dhe me autobus për në Frankfurt. Çdo gjë ishte plotësisht legale, me paratë e tij të fundit dhe pa kontrabandist. Në Frankfurt një bashkatdhetar ia tregoi rrugën për në Qendrën e Pranimit të Azilkërkuesve në Goessen. Prej aty u dërgua në strehimore të tjera emergjente dhe, në fund, familja trianëtarëshe përfundoi në një dhomë hoteli Eni bëri kërkesë për azil ekonomik dhe gjatë marrjes në pyetje nuk provoi hilet e të qenit viktimë e gjakmarrjes. Në Frankfurt para se të parashtronte kërkesë për azil kishte takuar edhe mjeshtër ndërtimi, të cilët do të ishin në gjendje ta punësonin menjëherë. Por vetëm legalisht. Terminin e kthimit vullnetar e kishte humbur dhe për këtë arsye në një ditë shtatori në ora katër të mëngjesit i trokiti policia në derë. Udhëtimi çarter për në atdhe së bashku me 200 shqiptarë të tjerë rrodhi pa vështirësi.
Njohja e njerëzve të duhur
Gjermanët ishin kryesisht korrekt, thotë Endi. „ Nuk ia dola, por jeta rrjedh më tej“. Gruaja e tij gjeti punë në një fabrikë peshku në Elbasan, ku ajo fiton rreth 5 euro – në ditë! Dhe nëna e tij thotë „ Tash në Gjermani është koha e sirianëve“. Punën e dikurshme të Endit në fshat e ka zënë dikush tjetër. Në Tiranë, ku bumi ndërtimor u mundësoi shumëkujt të ardhura këto vitet e fundit, ai nuk don ta provojë fare fatin e tij, pasiqë atje nuk njeh askë dhe shumë punishte ndërtimi tash kanë ndërprerë punën. Kështu i mbetet vetëm Elbasani, sheshi kryesor i të cilit mban emrin “Sheshi Gensher”, që flet për shkëlqimin gjerman. Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Hans Ditrich Genscher, i cili vizitoi p rherë të parë Shqipërinë në tetor të vitit 1987 me rastin e vendosjes së marrëdhëneve ndërshtetërore, i cili pesë vite më vonë mbajti një fjlaim edhe para parlamentit të parë në Tiranë të zgjedhur në mënyrë demokratike, kishte propaguar hyrjen në NATO të vendit të vogël të Adriatikut, gjë e cila faktikisht ndodhi më 2009.
Deri në vitet e para të ndërrimshekullit Shqipëria ishte një njollë e bardhë në hartën botërore dhe një sipërfaqe për projektimin e klisheve negative. Kështu nuk është më. Qyteti dikur i mbytur i Elbasanit lë përshtypje të lezeçme. Jo se ekonomia është duke ekspanduar, por se autoritetet shtetërore janë kthyer dhe kanë marrë seriozisht përsipër detyrat e tyre. Tabelat informuese i shpjegojnë një kalimtari domethënien e këtij vendbanimi nëpër të cilin dikur kalonte Via Egnatia, që në kohën e romakëve lidhte Detin Adriatik me Detin e Zi. Në pjesën e vjetër të qytetit janë restauruar tashmë ndërtesat e para. Turizëm në Elbasan.! Diç që para dhjetë vjetësh do të kishte tingëlluar si shaka sot nuk është ende realitet, por strategji po. Dhe kjo ka arsyet e saj: ekspertët e huaj.
Nga lutësit në qytetarë
Zvicra angazhohet që nga viti 1992 në Shqipëri me deri tash mbi 260 milionë franga. Ajo konsiderohet një ndër donatorët më të rëndësishëm. Zyra e Drejtorisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA) dhe Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (SECO) në Tiranë janë interguar në Përfaqësinë Diplomatike të Zvicrës në Tiranë. Pikërëndesate punës së tyre janë: demokratizimi, decentralizimi, zhvillimi ekonomik, infrastruktura urbane, energjia dhe shëndetësia. Partner kryesor i DEZA/SECO-s është organizata humanitare “Helvetas”, që angazhohet për forcimin e administratës komunale dhe përpiqet të përmirësojë shancet e të rinjve punëkërkues.
Për dallim nga projektet e përfunduara infrastrukturore në Veri të vendit rezultatet e “Helvetas” janë më pak të dukshme, sepse qeverisja e mirë dhe shteti juridik janë vështirë të matshme. Por reforma administrative jo fort moti e bërë e, e cila reduktoi numrin e komunave nga 373 në 61, po tregon rezultate. Qëllimi i reformës është ngritja e përgjithshme e nivelit të eficiencës, diç e ngjashme me fuzionin e komunave në Zvicër. Një risi simbolike e bërë në mënyyreë qendrore është edhe futja e shopingjeve one-stop nëpër holet e të gjitha administratave bashkiake dhe të qyteteve. Në Shkodër është ndërtuar një aneks nga çelçi, ku qytetarët mund të kryejnë shërbimet e tyre drejtpërdrejt në mënyrë digjitale pa pasur nevojë të presin me orë të tëra si lutës në hapësirat pritëse apo të presin se kur do t’i udhëzojë personi i uniformuar. “Helvetas” ndihmoi edhe në krijimin e një sistemi për heqjen dhe riciklimin e mbeturinave në Veri të Shqipërisë.
Impulse të rëndësishme po jep programi i udhëhequr nga “Helvetas” i quajtur “Risi”. Baza teorike e projektit është krijimii një kocepti që do të mundësonte aktivizimin më të mirë të tregjeve. Kështu “Risi” përkrah produktet e reja turistike. Në këtë sektor tregjet kanë dështuar deri tash. Një pjesë e bregdetit, veçanërisht në Durrës, është mbushur me blloqe llum banesash – pushimore, të cilati shmangen nga turistët me shije , gjë që shkakton rënien e çmimeve të patundshmërive
Më tej “Risi” përpiqet të bëjë arsimimin e programuesve në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Shqipëria vuan nga një sistem arsimor, që mbështet në prestigj dhe në status, por që lë anash arsimimin porofesional dhe të orientuar praktikisht. Në bashkëpunimi me “Risi, portali shqiptarja.com po përpiqet të propagojë shembëlltyra të reja profesionale.Në redaksi, ku një koleg i vjetër ende flet me dëshirë për shembëlltyrën e proletarit stalisnist, Stahanov, sot vendosen portretet e njerëzve të sukseshëm profesionistë.
Projekt pionier në Veri
Ata erdhën pas rënies së diktaturës njëpartiake. Ata shpërndanin ndihma, ndërtuan ujësjellës dhe i ndihmuan Koresë Veriore të kahershme të Evropës që të ngritet në këmbë. Kritikët pretendojnë se ndihma s’ka kuptim përderisa mund të përvetësohet nga nëpunësit e korruptuar. Të tjerët ndihmën infrastrukturore e konsiderojnë problematike përderisa për mirëmbajtjen e saj të mos ketë bartës të kualifikuar. Konkretisht: sanimi i ujësjellësve ndihmon pak përderisa autoritetet të mos ia arrijnë të vjelin taksat dhe ta garantojnë funksionimin.
Nga ky këndvështrim po ndryshon rrënjësisht edhe koncepti i bashkëpunimit zhvilimor dhe kjo jo vetëm në Shqipëri. Sot ofrohen programe që kanë për qëllim ndërtimin e sistemit juridk dhe forcimin e një ekonomie produktive. Shqipëria është shembull suksesi sa i përket projekteve këshilluese dhe financimeve në formë ndihme fillestare. Një projekt pionier i financuar nga ndihma zhvilliore gjermane është edhe ndërtimi i infrastrukturës turistike për nevojat e alpinistëve dhe të vendorëve në regjionin malor të Veriut në kufi me Kosovën dhe Malin e Zi. Regjioni mezi i qasshëm para njëzetë vitesh është avansuar në një destinacion të preferuar, që ka hasur rezonancë ndërkombëtare dhe ka kontribuar në zhvillimin regjionit strukturalisht të dobët. Në bashkëpunim me ornitologët shqiptarë në tërë vendin shpresohet në krijimin e infrastrukturës për soditjen e zogjve. Projekti parasheh frekuentim të vizitorëve gjatë tërë vitit dhe atë me çmime të nivelit të lartë, për të cilën gjë ëndërrojnë të gjithë turist-ofertuesit. Për shkak të viseve të saj të lagështa Shqipëria është një vendndalim i preferuar i zogjve shtegtarë dhe , në regjionet malore, edhe i shpezëve grabitçare. Falë një moratoriumi të miratuar që ndalon gjuetinë mbi to është arritur të stabilizohet llojshmëria e tyre dukshëm e rrezikuar.
Alpinizmi dhe soditja e zogjve mund të jenë produkte anësore, por suksesi i strategjisë po u jep të drejtë ekspertëve të huaj, të cilët për Shqipërinë propagojnë politikën zhvillimore të hapave të vegjël. Këtu bën pjesë edhe ndërtimi i një qendre për certifikimin e bio-prodhimeve e në veçanti të bimëve shëruese, për të cilat vendi ka një potencial të madh.
Por e tëra jo nuk e ndihmon shumë Endi Kasën e kthyer ng aGjermania. Hyrja në Hapësirën Shëngen i është ndaluar për dy vite. Atij i duhet punë mirë e paguar dhe atë menjëherë. Gjenjda e tij dëshpëruese sikur inkorporohet në tablon e errët, që ravijëzohet gjerësisht në Tiranë. Rritja tashpërtash modeste ekonomike dhe numri i madh i të papunëve, veçanërisht në mesin e të rinjve, kontribuojnë për një morozitet(gjendje dëshpëruese – përkthyesi), që vihet re posaçërisht te absolventët universitarë. Vëzhguesit e vjetër shkakun e pesimizmit e shohin tek shpresat e dëshpëruara.
Pas marrjes së udhëheqjes së Qeversië pas zgjedhjeve të vitit 2013 nga socialisti Edi Rama. pritjet ishin të mëdha. I shkolluar në Paris për piktor, Rama, në periudhën e të qenit në postin e kryebashkiakut të Tiranës, me metodat e tij jokonvencionale të qeverisjes kishte arritur rezultate të dukshme dhe e kishte zhvilluar Tiranën në një prej metropoleve më interesante të Ballkanit. Si kryeministër ai zëvendësoi Sali Berishën, mjekun e hershëm të Enver Hoxhës dhe udhëheqësin partiak të demokratëve. Pas largimit të tij të vonuar shumëkush shpresoi në fundin e nepotizmit neveritës.
As që mund të bëhet fjalë për këtë, thotë një njohës i rrethanave të vendit. Së pari, struktura politike e vendit e përbërë prej dy blloqeve nuk mund të ndryshojë brenda natës, sepse lidhjet klienteliste do të mbesin edhe më tej të një rëndësie të pandryshueshme. Dhe, së dyti, Rama qeveris vërtet me disa metoda të reja, por prapa tyre fshihet mostra e sundimit autoritar. “Ai pikturon pikturën dhe ne duhet ta shikojmë atë. Ne, në të vërtetë, do të duhej të ishim të gjithë ata që do të duhej të merrnim pjesë në pikturim”.
Ditët pa automjete dhe shtigjet e biçikletave
Një botëkuptim i tillë është i ri për një vend, i cili deri para një çerek shekulli i ishte nënshtruar një diktature të hekurt njëpartiake Për këtë është i vetëdijshëm edhe aktivisti i hershëm politik Erion Veliaj. Ai ishte caktuar si Ministër i Punëve Sociale nga Edi Rama. Falë punës së tij të mirë ai verën e fundit arriti t’i fitojë zgjedhjet për kryebashkiak të Tiranës. Gjatë mandatit të tij ende të shkurtë ai ia arriti të vendosë akcente të dallueshme: ditë pa automjete brenda qytetit, shtigje të veçanta biçikletash në akset kryesore rrugore dhe mbi tridhjetë kopshte fëmijësh të ngritura me ndihmën e sponzorëve vendorë. Masat e ndërmarrura zgjuan vëmendje të gjerëA do të ndikojë kjo edhe në përmirësimin e disponimit dhe në animimin e qytetarëve që të marrin pjesë në lyerjen e qytetit të tyre?
Kjo pyetje nuk parashtrohet për Edi Kasan. Kryeqyteti është me siguri një nxitje për të sidomos tash kur përmes autostardës gjysmë të përfunduar ai i është ofruar një distance të kalueshme të një udhëtari ditor. Por të punojë apo të banojë atje? Këtë s’mund ta marrë me mend Endi, sepse kostoja e jetesës aty është e lartë dhe për burra si atje nuk ka punë të dinjitetshme. Dhe për këtë arsye ai do të qëndrojë ende në shtëpinë në kodër, që munnd të gjendet lehtë – thjesht në kthesën tek “Deutschcolor”
Gati ngjyrë origjinale
Tregtari i quajtur “Deutschcolor” tek shtëpia e Endi Kasas në Elbasan tregton me sloganin “Zgjedhja Juaj profesionale”. Në uebfaqen e tij me një gjermanishte të çalë lavdërohet për historinë 101- vjeçare dhe përmend edhe një adresë kontaktuese në Gjermani. Ç’është e vërteta, ai nuk figuron në listën e prodhuesve të ngjyrve në Gjermani. Lidhja Gjermane për Industri dhe Tregti e Shqipërisë vërteton se është fjala për përpjkeje mashtruese që të krijohen përparësi afarimi përmes përdorimit të logos “gjerman/e”
Shkrim i botuar në NZZ
Përkthimi: Nexhmedin Gerguri
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik