Sport

Shkëlqimi i futbollistëve shqiptarë në Zvicër

Në këtë ndeshje pati një shkëlqim të dy lojtarëve shqiptarë, Toni Domgjonit dhe Benjamin Kolollit

Futbollistët shqiptarë në çdo javë shënojnë gola në Superligën e Zvicrës, duke qenë vendimtar në skuadrat ku aktivizohen.

Baseli i Taulant Xhakës dhe Albian Ajetit arriti që të fitonte me vështirësi përballë skuadrës së Luganos me rezultatin 3:2. Xhaka edhe në këtë ndeshje është aktivizuar si qendërmbrojtës, shkruan albinfo.ch.

Në ndeshjen tjetër midis Luzernit dhe Zurichut kanë qenë këta të fundit që kanë fituar me rezultatin 2:5. Në këtë ndeshje pati një shkëlqim të dy lojtarëve shqiptarë, Toni Domgjonit dhe Benjamin Kolollit.

I pari që kaloi në epërsi Zurichun ishte Domgjoni me një supergol të shënuar nga distanca. Ndërkohë në këtë ndeshje ka qenë edhe Benjamin Kololli, i cili shënoi golin e tretë për skuadrën e tij dhe asistoi të katërtin.

Në ndeshjen midis Sionit dhe St. Gallen nuk pati shumë histori me këta të fundit që fituan me rezultatin 0:1. Nga minuta e parë në këtë sfidë luajti si gjithnjë Emir Lenjani si një mesfushor i krahut të majtë.

Të shtunën, kampionët Young Boys shënuan fitore bindëse ndaj Grasshoppers në udhëtim 3:0, kurse ndeshja Thun-Xamax përfundoi 2:2.

https://www.youtube.com/watch?v=sQ-ygiqYV_o