Sport
Shkëlqimi i Akil Gjakovës në Kampionatin Evropian
Xhudisti kosovar fitoi medaljen e artë në Evropianin U-23, duke treguar paraqitje të jashtëzakonshme
Akil Gjakova fitoi medaljen e artë Kampionatin Evropian U-23. Xhudisti kosovës vazhdoi formën e mirë të shfaqur këtë vit, duke u shpallur kampion i evropianit, që po mbahet në Gyor të Hungarisë.
Gjakova në finalen e kategorisë deri në 73 kilogramë, mposhti me Ippon Rufat Mamadov të Azerbajxhanit, përcjell albinfo.ch.
Paraprakisht, Akili kishte shënuar edhe katër fitore tjera, ndërsa raundin e parë e kaloi pa luftë.
Në raundin e dytë mundi serbin, Filip Jovanoviq, të të tretin mposhti holandezin, Roy Schipper, kurse në çerekfinale italianin, Gabriele Sulli. Fitore maestrale me Ippon shënoi në gjysmëfinale ndaj Marcel Cercea të Rumanisë.
Paraqitjet e mira të Akil Gjakovës kanë rënë në sy edhe të mediave të huaja, derisa faqja e Federatës Evropiane “EJU”, ka përzgjedhur disa nga momentet më të mira.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














