Gruaja

Shkëlqen Rita Ora

Rita Ora ka shkëlqyer në premierën e filmit “Fifty Shades Darker” të mbajtur në Los Anxhelos të SHBA-ve. Në këtë film ajo luan rolin e motrës së Cristian Grey, ndërsa Kim Kardashian vjen si ish e dashura e tij

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, me hapa të sigurt po vazhdon edhe rrugën e aktrimit.

Ajo ka shkëlqyer në premierën e filmit “Fifty Shades Darker” të mbajtur në Los Anxhelos të SHBA-ve.

Në filmin ‘Fifty Shades Darker’ këngëtarja shqiptare Rita Ora, luan rolin e motrës së Cristian Grey, ndërsa Kim Kardashian vjen si ish e dashura e tij.

Rita Ora luan rolin e shkurtër vetëm 90 sekonda, megjithatë, ky duket fillimi i një karriere të re për të.

26-vjeçarja ka shkëlqyer në fustanin e shkurtër ku zbulonte këmbët e saj, ndërsa nga prapa ishte i gjatë. Ajo është paraqitur me fustan të marrë nga koleksioni pranverë 2017 i Giambattista Valli, i cili me dizajnin e tij me lule tregonte pak feminizëm, mirëpo i jepte edhe një pamje freskuese këngëtares.