Sport

Shkëlqejnë Lenjani dhe Seferi

Ky ishte goli i dytë i Ermir Lenjanit në këtë sezon, derisa Bastien Toma ka pesë asistime

Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të jenë protagonist në Zvicër. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani ka zhvilluar një lojë fantastike përballë kampionit Young Boysit, edhe pse Sioni u mposhtë në fund 3:2, shkruan albinfo.ch.

Lenjani realizoi në minutën e 17-të pas asistimit perfekt nga Bastien Toma. Ai realizoi brenda zonës si një sulmues i vërtetë, derisa mori pjesë edhe në aksionin e golit të dytë. Ky ishte goli i dytë i Lenjanit në këtë sezon, derisa Toma ka pesë asistime.

Megjithatë, Young Boys në pjesën e dytë shënon tre gola për fitoren e radhës në Superligën zvicerane.

Baseli mundi Grasshoppers 3:1 në udhëtim, ku vëllezërit Arlind dhe Albian Ajeti u ndeshen kundër njëri-tjetrit. Për Baselin nga minuta e parë luajti edhe Taulant Xhaka.

Futbollisti i Shqipërisë U-21, Taulant Seferi, po vazhdon me formë të jashtëzakonshme.

I huazuar në Winterthur, ai shënoi golin e pestë në këtë sezon. Në minutën e 64-t Seferi shënoi golin e parë për të tijtë me një goditje të saktë me kokë, duke barazuar përkohësisht, ndërsa në minutën e 83-të Winterthur shënoi edhe golin e dytë dhe Seferi për pak shënoi edhe golin e tretë në minutën e 88-të, por ishte i pafat dhe ekuilibri u kthye në shtesë.