Bota

Shkatërrohet rrjeti greko-shqiptar i narkotikëve

Policia greke njofton se  ka arritur që të arrestojë krerët e një organizatë kriminale greko-shqiptare që merrej me shitjen e lëndëve narkotike pjesë e tij mësohet se janë dhe dy policë. Policia ka arrestuar 9 persona, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim mes tyre një shqiptar.

Ky grup vepronte në Athinë, por edhe në zonat e Trikalas dhe Grevena.

Ata tregtonin drogë në Attica dhe në Greqinë veriore. Ky grup kriminal  barte sasi të kokainës dhe substancave të tjera narkotike dhe përbëhej nga grekë dhe shqiptarë. Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lëndë narkotike dhe armë.