Kosova
Shkatërrohet laboratori i drogës në Prishtinë, substancat shiteshin në rajone të ndryshme
Një laborator që përdorej për përpunimin e heroinës dhe kokainës, është shkatërruar në Prishtinë, njofton Policja e Kosovës.
Ky laborator sipas autoriteteve policore është zbuluar pas një hetimi dhjetëmujor, me masa të veçanta hetimore të aplikuara nga hetuesit e antidrogës.“Pas një pune hetimore rreth dhjetë mujore, në podrumin e një banese-vendbanimi është gjetur substancë e dyshuar narkotike në gjendje të lëngshme në enë plastike,” njofton Policia e Kosovës.
Substancat ishin në proces të terjes dhe ngurtësimit, ndërsa në vendngjarje u gjetën edhe mjetet e përdorura për përpunimin e këtyre substancave.
Policia dyshon se laboratori ka qenë aktiv për një periudhë të gjatë, dhe substancat e përpunuara përdoreshin për paketim dhe shitje në rajone të ndryshme të vendit.
“Dyshohet që ky ‘Laborator’ është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë kohore, ku substancat paketoheshin në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia vazhdon të kërkojë nga qytetarët që të ndihmojnë në luftën kundër narkotikëve, duke ofruar informata të rëndësishme për zbulimin dhe parandalimin e veprimtarive të tilla të rrezikshme për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
15 Vjet Biblioteka “Pestalozzi”, Diaspora e Zvicrës bashkë në një mbrëmje kulturore Komuniteti shqiptar, u bashkua për të festuar 15-vjetorin e Bibliotekës “Pestalozzi”, nën drejtimin e Suela Jorgaqi....
-
Fëmijët e shkollave shqipe në Nju Jork presin Vjosa Osmanin
-
Gjermani: Humb jetën 25-vjeçari nga Kosova
-
Ambasadori i Kosovës, Mentor Latifi, viziton kompaninë smzh AG
-
Shaqiri, “kryefjalë” e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu vs Gjeneva: Cila konsiderohet një pagë e mirë për punëtorët e huaj? Dy qytetet më të mëdha të Zvicrës janë shtëpia e disa prej punëve më të paguara...
-
Kantoni zviceran Zug voton për më shumë transparencë politike
-
Zviceranët i thonë qartë jo reformës së BVG dhe nismës së biodiversitetit
-
Lista e kantoneve që refuzuan reformën pensionale
-
Shumica e kantoneve i thonë ‘Jo’ reformës së Sigurimit të Pensioneve Profesionale