Kosova
Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, lëshohen 14 urdhërarreste
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas mbi nëntë muaj hetime, shkatërruan një grup kriminal të trafikut të armëve, aktiv në të dy shtetet.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, më 10 dhjetor 2024, Policia e Kosovës ka zhvilluar në teren një plan operativ, me ç’rast janë kryer urdhërkontrolle në nëntë (9) lokacione pronë e të dyshuarve.
Gjatë urdhërkontrollit në këto lokacione, përfshirë zbatimin e urdhëresave për masat e veçanta teknike të hetimit, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar: Njëzet e nëntë (29) pistoleta dhe tri (3) armë të gjata të modeleve të ndryshme të konfiskuar,; Dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë (2635) fishekë /municion të modelit të ndryshëm; Dy automjete dhe pajisje të tjera.
Tetë (08) persona të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, gjashtë prej tyre shtetas kosovarë, ndërsa dy prej të cilëve shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Konsulli Vigan Berisha: Për një konsullatë më pranë diasporës shqiptare Gjatë këtij viti, z. Berisha ka punuar për të forcuar lidhjet me mërgatën shqiptare, përmirësuar shërbimet...
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues
-
Çfarë i premton PDK diasporës?
-
Albin Kurti dhe Diaspora: Në mes të premtimeve dhe realizimit
-
Hyra Morina Sylkaj, shqiptarja e parë shofere e autobusit në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Shumë vende pune – përveç në Ticino ‘Gjuetarët’ e punës në Zvicër duhet të jenë në gjendje të gjejnë punë në tremujorin e...
-
Të gjithë semaforët e Gjenevës do të ndërrohen
-
Rënia e normës së hipotekave në Zvicër parashikon një lajm të mirë për blerësit
-
Rritja e çmimeve zvogëlon kërkesën në tregun zviceran të banesave
-
Aargau është kantoni zviceran me “lirinë” më të madhe