E-Diaspora
Shkatërrohet banda në Francë, ka kryer 98 vjedhje
Të arrestuarit janë pesë burra dhe një grua të moshave 30-40 vjeç, të gjithë me origjinë shqiptare

Policia franceze ka goditur një grup shqiptar që kryente vjedhje në rajonet e Bordo dhe Toulouse.
Të arrestuarit janë pesë burra dhe një grua të moshave 30-40 vjeç, të gjithë me origjinë shqiptare, raporton “Java news”.
Sipas policisë, ky grup ka vepruar nga mesi i nëntorit 2017 deri në tetor 2018 dhe ka kryer 98 vjedhje. Vlera e sendeve të vjedhura kap vlerën e 423 mijë eurove. Grupi i shqiptarëve ka grabitur kryesisht ar dhe bizhuteri, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet franceze kanë sekuestruar më shumë se 2 kilogramë ar gjatë aksionit për arrestimin e shqiptarëve.
Policia i konsideron profesionistë shqiptarët grabitës. Ata vidhnin përgjithësisht banesat kur brenda tyre nuk kishte njeri. Prej disa ditësh gjurmonin shtëpinë që kishin si objektiv dhe shfrytëzonin mungesën e pronarëve për të hyrë brenda, duke thyer një dritare.
Emrat e shqiptarëve nuk janë bërë të ditur, por në fakt janë personazhe të njohur për policinë, shkruajnë mediat franceze.
E-Diaspora
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake Regjistrimi i nxënësve në mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake për vitin shkollor 2025/2026,...
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një e treta e zviceranëve nuk ndihen mirë në praninë e emigrantëve Një studim i ri nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) në Zvicër tregon një rritje të...
-
Aplikacioni zviceran i pagesave njofton veçori të reja
-
“Plani shpërthyes”: Kushdo që shkon në Zvicër duhet të paguajë
-
Kantonet po mbështeten në inteligjencën artificiale për deklaratat tatimore
-
Oficerët zviceranë me origjinë të huaj, a janë prova përfundimtare e integrimit?