Portrete të firmave
Shkallët e prodhuara në Kosovë kërkohen në tregun zviceran

Që nga viti 2016, kompania Shehu është një ndër qindra ekspozuesit nga e gjithë Evropa në panairin më të madh të industrisë së ndërtimit Swissbau që mbahet çdo dy vjet në Basel, Zvicër. Produkti kryesor me të cilin kjo kompani përfaqësohet në panair janë shkallët prej druri të kombinuara me metal dhe qelq solid.
Këto shkallë kanë dizajn unik, dallohen pēr cilësi të lartë dhe kanë funksionalitet të përshtatur për çdo ambient. Për herë të parë kompania Shehu ekspozoi gamën e produkteve të veta në panairin Swissbau në vitin 2016. Kjo ngjarje shërbeu si pikënisja e bashkëpunimit të vazhdueshëm me tregun evropian, në veçanti atë zviceran. Dy vjet më pas, kompaninë e gjemë në pozicion më të fortë në tregun e huaj.

Modelet e shkallëve nisën të prezantohen në disa “showrooms” në Zvicër, Francë dhe Gjermani për të vazhduar prej atje udhëtimin për në shtëpitë, banesat dhe zyrat e evropianëve. “Prezantimi në një panair si Swissbau është lëvizje strategjike për zhvillimin tonë të mëtejshëm. Këtu krijojmë kontaktet e duhura, u bëjmë me dije arkitektëve, inxhinierëve, ndërtuesve dhe blerësve nga Evropa se çfarë produktesh kemi dhe çfarë shërbimi ofrojmë nga Kosova për në Evropë.
Kontratat që kanë rezultuar nga pjesëmarrja në Swissbau në vitin 2016 dhe 2018 jo vetëm bënë të realizojmë ëndrrën tonë, të depërtojmë në tregun evropian, por kanë ndikuar direkt edhe në zgjerimin e aktivitetit në Kosovë”, thotë Kreshnik Shehu, themelues i kompanisë. Kreshniku shprehet i kënaqur me interesimin që sheh te vizitorët për të mësuar më shumë rreth produkteve të kompanisë së tij.
“Produktet tona po u bëjnë përshtypje dhe po marrim komente pozitive nga shumica e vizitorëve. Ata madje po befasohen kur mësojnë se kjo cilësi prodhohet në Kosovë”, thotë ai. Po ashtu, shumë nga kontaktet dhe klientë nga dy edicionet paraprake të Swissbau-t janë rikthyer për ta vizituar.

Kompania Shehu, që aktivitetin e vet të përpunimit të drurit e mbështet në traditën familjare mbi 40-vjeçare, operon nga Prishtina që nga viti 2007. Përveç shkallëve nga druri dhe të kombinuara me materiale të tjera, që janë dhe produkti ikonë i kompanisë, ata sjellin në treg edhe dyer të hyrjes punuar po nga druri. Kompania ka prani solide në tregun e Kosovës dhe tashmë eksporton në disa vende të Evropës.
“Tregu evropian është tërheqës për kompani të përpunimit të drurit si e jona”, thotë Kreshnik Shehu. Janë afërsia gjeografike që mundëson dorëzimin me kohë të porosive, përshtatja e shijeve dhe dizajnit dhe lehtësia e të bërit biznes me këtë treg faktorët kryesorë. Në fakt, bërja biznes me Evropën është më e lehtë falë përkrahjes nga diaspora shqiptare që luajnë rol të fuqishëm në depërtimin e prodhuesve nga Kosova në tregjet e shteteve të ndryshme evropiane. Çdo herë, prezantimi i Kosovës në Swissbau është më dinjitoz, më i avancuar dhe me standarde ndërkombëtare. Përvoja nga pjesëmarrjet e mëhershme luan rolin e vet. Këtë vit, kompania Shehu ekspozon në një lokacion strategjik brenda hapësirës së panairit, në Halle 1.1/Stand B79.
Një klient potencial, i cili u ndal për të marrë një ofertë, teksa studionte punën e bërë nga kompania, u shpreh “Trés jolie!” dhe u dakordua me Kreshnikun për të vijuar komunikimin pas panairit.
Artikulli i sponsorizuar
E-Diaspora
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran Është arrestuar autori i dyshuar, një 41-vjeçar zviceran....
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
-
Mbrëmja Filantropike “Save a Life” rikthehet me edicionin e 7-të në Cyrih
-
Detaje të reja rreth plagosjes së shqiptarës në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Trump ndryshon mendje për tarifat, Zvicra po përdor aftësinë e saj për një marrëveshje Indeksi i Tregut Zviceran (SMI) ka filluar të rimëkëmbet sot pas kthesës befasuese të tarifave tregtare...
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
Franga zvicerane “fituesja” më e madhe nga tarifat e Trumpit – por çfarë ndodh me konsumatorët zviceranë?
-
Industria zvicerane e djathit në krizë, prodhuesit detyrohen të ndërpresin veprimtarinë