Kosova
Shkallët drejt suksesit të kompanisë “SHEHU”
Kompania “SHEHU” është e familjarizuar me kërkesat e konsumatorëve zviceranë sepse produktet tona kanë gjetur vend në shtëpitë zvicerane më shume se një dekadë më parë
Kompania “SHEHU” është kompani me një traditë shumë të gjatë në fushën e përpunimit të drurit. Fillimisht ka nisur si biznes familjar i cili ka punësuar vetëm anëtarët e familjes, por në vitet e pasluftës kompania është zgjeruar shumë dhe aktualisht punëson gjithsej 61 punëtorë. “Mirëpo, nisur nga trendët e rritjes se kompanisë, në vitin 2023 presim që ta kalojmë numrin prej 100 të punësuarve”, thotë Kreshnik Shehu, themelues dhe pronar i kompanisë
Albinfo.ch: Në Zvicër, shtëpitë mund të pajisen me shkallë druri nga kompania “Shehu” nga Kosova. A mund të na tregoni diçka me tepër: prej nga ideja, kur ka filluar puna dhe përse kishte nevojë për produktet e “Shehu”-t në Zvicër?
Shehu: Meqenëse tregu zviceran është treg i pasur dhe ekskluziv, të tillë janë edhe klientët andaj ne konsiderojmë që ky është njëri ndër tregjet evropiane që përkon me konceptet dhe kualitetin e produkteve tona të cilat janë po ashtu ekskluzive dhe të një kualitetit Premium.
Albinfo.ch: Cilat janë kërkesate këtij tregu për prodhimet tuaja?
Shehu: Kërkesat për produktet tona janë vazhdimisht në rritje dhe një e mirë është se klientët tanë të kënaqur me superioritetin e produkteve tona tashmë janë shndërruar në promovues dhe po e shpërndajnë kënaqshmërinë e tyre edhe tek klientët tjerë të cilët janë në kërkim të produkteve të ngjashme ekskluzive.
Albinfo.ch: Si qëndron puna me bashkëpunimin me firmat e shqiptarëve të Zvicrës?
Shehu: Bashkëpunimi me kompanitë e shqiptarëve në Zvicër është i shkëlqyer. Kemi bashkëpunim të vazhdueshëm dhe shumë korrekt dhe besojmë që gjatë viteve të ardhshme do të krijojmë bashkëpunim dhe partneritete edhe me kompanitë tjera në fushat e ngjashme me biznesin tonë.
Albinfo.ch: Çfarë sfidash keni hasur në kompaninë tuaj në raport me tregun
zviceran të ndërtimit?
Shehu: Nuk ka ndonjë sfidë të madhe me të cilën jemi ballafaquar edhe pse tregu zviceran është treg shumë kërkues dhe ka kritere e standarde të larta të kualitetit, të cilat, për mendimin tonë, janë të mirëseardhura sepse kjo e rregullon edhe konkurrencën e egër e cila dëmton kompanitë qe ofrojnë produkte PREMIUM si kompania e jonë SHEHU.
Albinfo.ch: A mund ta prezantoni aktualisht kompaninë tuaj “Shehu”: si e keni filluar dhe sa punëtorë keni tani?
Shehu: Siç e kemi cekur më lart, kompania “SHEHU” është kompani me një traditë shumë të gjatë në fushën e përpunimit të drurit. Fillimisht ka nisur si biznes familjar i cili ka punësuar vetëm anëtarët e familjes, por në vitet e pasluftës kompania është zgjeruar shumë dhe aktualisht punësojmë gjithsej 61 punëtorë. Mirëpo, nisur nga trendët e rritjes se kompanisë, në vitin 2023 presim që ta kalojmë numrin prej 100 të punësuarve.
Albinfo.ch: Kur planifikoni të keni show room-in tuaj në Zvicër?
Shehu: Aktualisht “SHEHU” është duke u përgatitur që të fillojë procedurat për hapjen e degës së kompanisë në Gjermani përmes të cilës do të operojmë në tregun Evropian në përgjithësi përfshirë edhe Zvicrën. Kjo përfshin në vete edhe hapjen e show room-ëve tona në disa shtete të cilat i kemi si tregje të synuara e sigurisht që Zvicra është njëri ndër tregjet kryesore të kompanisë “SHEHU”. Po besojmë qe më së largu deri në vitin 2024 “SHEHU” do të ketë show room-in e vet në Zvicër.
Albinfo.ch: Cila është paleta e produkteve që prodhoni dhe me çka dallojnë ato nga ofertat tjera në treg?
Shehu: Produktet tona si shkallët, tavolinat, parketi, dyert e hyrjes etj. janë të punuara me dru masiv, pra dru natyral. Puna me dru masiv është mjaft delikate dhe e ndjeshme pasi lënda e parë duhet të trajtohet me shumë kujdes përpara se të përdoret në prodhim. Sidomos dërrasat e drurit duhet t’i nënshtrohen një procesi specifik tharjeje deri në një nivel të caktuar në mënyrë që të përdoren për prodhimin e mobileve dhe kjo pastaj sjellë produkte PREMIUM të veçanta në treg sepse siç e dimë shumica e mobileve sot punohen nga iverpllakat, MDF etj.
Përparësitë dhe kompetencat kryesore të SHEHU janë se ne jemi ndër kompanitë e pakta në Kosovë që punojnë me dru masiv, ndërsa faktorët që e dallojnë SHEHU-n nga konkurrentët e tjerë janë përvoja e gjatë, fleksibiliteti, cilësia premium, personeli profesional dhe i specializuar dhe fokusi në produkte ekskluzive/premium.
Albinfo.ch: A ka plane për zgjerim tjetër të biznesit në Zvicër?
Shehu: Po, siç e cekëm më lartë, planet tona janë për zgjerim edhe në Zvicër sepse 60% e produkteve tona kane destinim eksportin, 46% prej të cilave kanë destinim Zvicrën,
Kompania SHEHU është e familjarizuar me kërkesat e konsumatorëve zviceranë sepse produktet tona kanë gjetur vend në shtëpitë zvicerane më shume se një dekadë më parë.
Për kompaninë SHEHU, Zvicra është një treg i favorshëm, përveç që është i pasur, është edhe treg i cili ka standarde të larta dhe strikte sa i përket kualitetit, i cili përkon më konceptin tonë Premium.
Historik i shkurtër i kompanisë
Kompania SHEHU është një prej kompanive me traditën me të gjatë në sektorin e përpunimit të drurit. Ajo daton që nga viti 1948 kur stërgjyshërit tanë kanë filluar punën si mjeshtër artizanal. Edhe në atë kohë ata kryesisht kanë punuar produkte ekskluzive të kërkuara nga klientët ose familjet e pasura, si interierë për oda të burrave me veshje druri, karroceri pajtonesh dhe gjëra tjera të kohës.
Kjo traditë po vazhdohet edhe tash nga kompania “SHEHU” e cila është specializuar në produkte ekskluzive nga druri masiv si shkallë druri me konstruksion metalik dhe rrethoja qelqi, tavolina, dyer të hyrjes dhe produkte tjera më të vogla sipas kërkesave specifike të klientëve, pra të gjitha këto nga druri masiv.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve