Lajme

Shkalla e vaksinimit zviceran është afër mesatares evropiane

Zvicra ka mbetur prapa fqinjëve të saj për sa u përket vaksinimeve kundër Covid, por ngadalë po rritet.

Pak më shumë se 63 për qind e banorëve të Zvicrës tani janë plotësisht të imunizuar, krahasuar me 71 për qind në Itali, 68 në Francë dhe 66 në Gjermani. Me 62 për qind, Austria ka normën më të ulët, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, 63 për qind është një numër i të rriturve zviceranë (mbi moshën 18 vjeç) që kanë marrë dy doza të vaksinave Moderna ose Pfizer.

Kur statistikat përfshijnë ata mbi 12 vjeç, përqindja e Zvicrës rritet në 71.87 për qind, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH).