Tematike
Shkalla e papunësisë në Zvicër, në fund të janarit: 2.6 për qind
Shifrat dhe përqindjet e publikuara përfshijnë vetëm ata që janë të regjistruar si të papunë në "RAV". Ndryshe, numri i të gjithë të papunëve, është më i lartë
Papunësia në Zvicër ka shënuar një rritje të vogël në fillim të vitit. Kështu, në fund të janarit të vitit 2020, 121,018 persona kanë qenë të regjistruar si të papunë në qendrat rajonale të punësimit (RAV), shkruan srf.ch.
Shkalla e papunësisë është rritur nga 2.5 për qind sa ishte në dhjetor të vitit 2019, në 2.6 për qind në janar, bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco).
Ndërkaq, në krahasim me janarin e vitit 2019, papunësia në fund të janarit 20120 është ulur, transmeton albinfo.ch. Në këtë datë kishte 2944 persona të papunë më pak se në janar 2019, kur shkalla e papunësisë kishte qenë 2.7 për qind.
Siç dihet tashmë, shifrat dhe përqindjet e publikuara përfshijnë vetëm njerëzit që janë të regjistruar si të papunë në Qendrat Rajonale të Ndërmjetësimit për Punësim (RAV)
Ndryshe numri i të gjithë të papunëve, pra edhe i atyre që nuk janë regjistruar, është më i lartë.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut