Bota
Shkalla e papunësisë në Evropë, më e ulëta në 9 vitet e fundit
Siç konstaton Organizata Botërore e Punës në kuadër të OKB-së, ILO në një raport të publikuar sot, kjo shkallë ka qenë 8.5 për qind. Një vit më parë ajo ka qenë 9.2%
Shkalla e papunësisë në Evropërn Perëndimore, veriore dhe juglindore, gjatë vitit 2017 ka qenë më e ulëta që nga viti 2008, gjegjësisht nga viti i krizës së madhe financiare. Siç konstaton Organizata Botërore e Punës në kuadër të OKB-së, ILO në një raport të publikuar sot, kjo shkallë ka qenë 8.5 për qind. Një vit më parë ajo ka qenë 9.2%.
ILO llogarit se do të ketë një vazhdim të trendit pozitiv. Kështu, sipas saj, në fund të këtij viti, shkalla e papunësisë në Evropë do të jetë 8.1% ndërsa një vit më vonë, 7.7%.
Për të bërë këtë raport, organizata në fjalë ka krahasuar të dhënat e 30 shtetve, anëtare të BE-së dhe fqinje të tyre.
Shkalla më e lartë e papunësisë, me gjithë uljen e regjistruar vitin e kaluar, mbetet ajo në Greqi, 19.5% dhe në Spanjë, 15,4%.
Në raportin e saj, ILO ka përfshirë edhe shkallën e papunësisë në rrafshin botëror. Kjo shkallë në vitin 2017 ka qenë 5.6 për qind. Por, sipas konstatimit të organizatës, 1.5 miliard njerëz në gjithë botën punojnë në kushte të mjerueshme.
ILO, si organizatë e OKB-së ka për detyrë të promovojë barazinë sociale dhe të drejtat e njeriut dhe të punës, në gjithë botën.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih